Begaj dhe Nikolla: Napolitano, një mik i Shqipërisë
Begaj dhe Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Napolitano
Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-president italian, Giorgio Napolitano.
Në një postim në rrjetin social “X”, Begaj i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Presidentit Giorgio Napolitano, miqve të tij dhe gjithë popullit italian.
Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij të për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, shprehet Begaj.
Edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish- Presidentit të Italisë.
Nikolla thekson se “në jetën e tij të gjatë politike, si parlamentar, ministër, Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe President i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i shërbeu me përkushtim jo vetëm vendit të tij, por edhe aspiratave evropiane”.
Sipas saj, Napolitano ishte një mik i madh i Shqipërisë dhe i perspektivës sonë evropiane.
“ E tij është shprehja e njohur gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në mars 2014 se Italia do të jetë avokatja e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pushofsh në paqe, President!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryeparlamentares Nikolla.