Denaj: Eksportet bujqësore rritje me 17.5 %, gjatë 8-mujorit

Ministrja e Bujqësisë: Ecuria dhe rritja e vazhdueshme e eksporteve është pasqyrë e qartë e njerëzve të punës në bujqësi


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet bujqësore shënuan rritje me 17.5 %, gjatë 8-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjëtn periudhë të një viti më parë.

Sipas Denajt, ato arritën në vlerë, 38.44 miliardë lekë, nga 32.73 miliardë lekë që ishin në 8-mujorin 2022.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, përmes Skemës Kombëtare ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit.

“Ecuria dhe rritja e vazhdueshme e eksporteve është pasqyrë e qartë e njerëzve të punës në bujqësi dhe suksesit të politikave të qeverisë për sektorin, të cilat na sjellin më afër me objektivin 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030”, u shpreh ministrja Denaj. /ATSH

?Eksportet bujqësore shënuan rritje, duke arritur në vlerë 38.44 miliardë lekë nga 32.73 miliardë lekë që ishin në…

Posted by Anila Denaj on Saturday, September 23, 2023

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!