Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave

Sipas Federatës Botërore të të Shurdhërve, ka më shumë se 70 milionë njerëz të shurdhër në mbarë botën.


Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave është një mundësi unike për të mbështetur dhe mbrojtur identitetin gjuhësor dhe diversitetin kulturor të të gjithë personave që nuk dëgjojnë dhe përdoruesve të tjerë të gjuhës së shenjave.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 23 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që nuk dëgjojnë.

Sipas Federatës Botërore të të Shurdhërve, ka më shumë se 70 milionë njerëz të shurdhër në mbarë botën. Më shumë se 80% e tyre jetojnë në vendet në zhvillim. Së bashku, ata përdorin më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të shenjave.

Gjuhët e shenjave janë gjuhë të plota natyrore, strukturalisht të dallueshme nga gjuhët e folura. Ekziston edhe një gjuhë ndërkombëtare e shenjave, e cila përdoret nga personat e shurdhër në takimet ndërkombëtare dhe joformalisht kur udhëtojnë dhe shoqërohen. Ajo nuk është aq komplekse sa gjuhët natyrore të shenjave dhe ka një leksik të kufizuar.

Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara njeh dhe promovon përdorimin e gjuhëve të shenjave. Ajo bën të qartë se gjuhët e shenjave janë të barabarta në status me gjuhët e folura dhe detyron shtetet palë të lehtësojnë mësimin e gjuhës së shenjave dhe të promovojnë identitetin gjuhësor të komunitetit të Shurdhërve. /ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.