Shoqëria Studentore “Albania”, telegram Sekretarit të Lidhjes së Kombeve: Mbroni Shqipërinë nga Serbët
Dr. Jani Basho, njihet edhe si nënshkruesi kryesor i letrës që iu dërgua presidentit amerikan Woodrow Wilson
Nga Ledjan Zeqollari
Telegrami të cilin Shoqëria Studentore “Albania” në Vjenë, e kryesuar nga studenti pogradecar Jani Basho, i dërgonte Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Eric Drummond, më 1 nëntor 1921.
Në këtë telegram, studentët e Vjenës i bënin thirrje Lidhjes së Kombeve që të ndërhynte për të ndaluar ofensivën e ushtrisë serbe kundër popullsisë civile në kufijtë veriorë të Shqipërisë. Në fund telegrami mbyllet me thirrjen: “”Sipas telegrameve zyrtare de qeverisë shqiptare, ushtria serbe në numër të konsiderueshëm vazhdon ofensivën kundër trupave tona dhe pas luftimeve të dhunshme ku të dyja palët kanë humbje të ndjeshme, ata i janë afruar pozicioneve strategjike në të gjithë Shqipërine veriore. Studentët shqiptarë në Vjenë apelojnë për mbështetjen dashamirëse të Sekretarit të Përgjithshëm! Qoftë i mbrojtur Atdheu ynë i dashur!”.
Dr. Jani Basho, njihet edhe si nënshkruesi kryesor i letrës që iu dërgua presidentit amerikan Woodrow Wilson në vitin 1918 nga studentët shqiptarë të Vjenës.
Letra u dërgua pak kohë para se të mbaheshin qëndrimet e Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919, aty ku fati i Shqipërisë ishte në një pikëpyetje të madhe.
Sekretari i Lidhjes së Kombeve Eric Drummond.
Jani Basho, i pari djathtas në këmbë, ndërsa ulur Aleksandër Moisiu, Gjergj Pekmezi dhe Rexhep Mitrovica, dalë në Vjenë në vitin 1920.
Arkivi i Kombeve të Bashkuara, Gjenevë, Zvicër.