Census-i shqiptar

Shumë i komplikuar për t’u plotësuar nga njerëz të thjeshtë. I tejzgjatur në pyetje dhe detaje të panevojshme.


Nga Mimoza Prifti

Census eshte fjale latinisht, qe do te thote Regjistrimi ne shqip. Mund te quhet sondazh, mund te quhet numerim, demografi etj, kemi kaq shume fjale shqip per te kuptuar ne thelb cfare eshte ky formular.

Regjistrimi i popullsise eshte qellimi kryesor i ketij formulari te detajuar gjitheperfshires statistikor.

Regjistrimi i popullsise siguron te dhenat baze per planifikimin qeveritar ne te gjitha nivelet, per te kuptuar kushtet sociale, ekonomike dhe demografike ne rang kombetar.

Keto statistika me ligj duhet te mbrojne privatesine e individit dhe cdo informacion i mbledhur duhet te jete vetem ne interes te publikut. Punonjesit e perfshire ne kete regjistrim duhet te betohen, me ligj nuk duhet absolutisht te abuzohet me te dhenat.

Ruajtja e informacionit duhet te jete ne nje rrjet te vecante, te paaksesueshem nga ata qe nuk kane bere betimin.

Vetem numrat totale statistikore mund te publikohen por jo emra, adresa apo te dhena te tjera individuale.

Ne Kanada ne qytetaret e plotesojme cdo 5 vjet. Eshte detyrim ligjor dhe me afat te caktuar, ne te kundert 500 dollare gjobe ose tre muaj burg.

Nje nga miqte me siguroi “Census-in” shqiptar.

Nuk e di ne eshte hera e pare ky regjistrim, apo eshte periodik.

Fjali-pyetje te formuluara shume keq, me sakte te papershtatura korrekt ne shqip.

I tejzgjatur ne pyetje dhe detaje te panevojshme, ze ardhurat per familje apo individ nuk zene peshen e duhur.
Grupmoshat, arsimimi po ashtu.

Shume i komplikuar per tu plotesuar nga njerez te thjeshte, nderkohe qe qellimi i ketij formulari duhet te kuptohet nga cdo individ brenda territorit shqiptar.

Dhe me kryesorja, perse njerezit apo vizitori ne shtepine tuaj ne datat e dhena, duhet te japin kopje te kartes se identitetit, nderkohe qe te dhenat individuale dhe ato te banimit plotesohen ne formular.

Ky census nuk do te munde kurre te plotesohet dere me dere, infrastruktura e ngarkuar nuk e lejon kete, numri i madh i emigranteve shtepiat e te cileve jane bosh apo te lena me qera. Kostua e punes se njerezve qe do te hidhen ne terren do te jete nje kosto teper e larte dhe e panevojshme, pa llogaritur koston e hedhjes dhe perpunimit te informacionit ne sistem.

Shteti shume me mire, ne nje dalje publike mund te udhezoje publikun per rendesine, menyren e sigurimit, plotesimit dhe dergimit te ketij formulari; qofte fizikisht apo te shkarkuar nga faqja zyrtare.
Ti jape forcen dhe rendesine e duhur ligjore te plotesimit, afatit dhe vertetesise se informacionit, shoqeruar me konsekuencat ligjore ne rast mosplotesimi, mosplotesimi ne afat apo me informacion jo te vertete.

Kam pare shume zhurme mes shqiptareve per kete Census, lidhur me etnine apo besimin fetar qe duhet te plotesohet. Kur te shihni kete formular do te habiteni sa pak vend ze kjo pyetje ne morine e pyetjeve dhe faqeve te shumta.

Gjithe perendimi e ploteson kete sondazh, eshte domosdoshmeri per cdo qeveri, ne menyre qe vendimet e cdo niveli te shkojne ne harmoni me interesat e publikut.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…