Begaj takon Lajçak: Shqipëria e vendosur për de-eskalimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, takohet me të Derguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Pērgjithshme të Kombeve të Përgjithshme u takua edhe me të Derguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Presidenti e siguroi të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajčák se, Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.
Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.