Luan Rama, poliedriku i letrave shqipe!

Diplomat, poet, shkrimtar, skenarist, përkthyes, historian, biograf, piktor. Autor i 60 librave.


Nga Dash Frashëri

Diplomat, poet, shkrimtar, skenarist, përkthyes, historian, biograf, piktor. Autor i 60 librave. Bashkohuni të gjitha këto pjesë të pazllit dhe në fund iu del, një portret. Luan Rama!

Një botë librash!

Jeta e “djaloshit 71-vjeçar” Luan Rama është midis Parisit ku ai banon dhe Tiranës ku ai ka lindur!

Hulumtues i detajeve, i shfletimit të qindra dokumenteve, fotove dhe leximit të mijëra informacioneve, Luani i solli lexuesit, Parisin e panjohur: “Parisin letrar”.

Skenaristi i dikurshëm i filmave, tashmë është një ikonë e letërsisë shqiptare në Francë. Një ambasador kulturor.

Një lundërtar i letërsisë së bukur!

DITA E PARË

Me Luan Ramën më lidh një raport i mediatik dhe i disavitshëm. Shkrimet e tij i botoj shpesh në dy portalet e mia: “Izraeli Sot” dhe “Tirana Diplomat”.

Kur ai më nisi ftesën për të marrë pjesë në prezantimin e dy librave tij në gjuhën frenge te Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit: “La concubine des montagnes” (E dashura e maleve) dhe “Une si longue absense” (Një mungesë kaq e gjatë), u ndjeva i lumtur.

Në fakt, si frankofon që jam, më pëlqen të flas disa fjalë frëngjisht me Luanin. Për të krijuar më shumë intimitet me një “parizien” si ai. Kjo dhe për faktin se, dy romanet e tij që do të promovoheshin  ishin të përkthyer në gjuhën franceze:

Pasi e prezantoi në “Maison d’Albanie”, në Paris, më 25 shkurt 2003, shtatë muaj më pas, ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë (1997-2001) e  prezantoi  te “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”, më 21 shtator 2023.

Një kronikan mediatik regjistron çdo detaj. Dhe pikërisht, në rrugëzën që të çon në mjediset e QKLL, Luani po jepte një intervistë për “Syri TV”.

Edhe unë lë dëshminë time, me këtë foto.

Bisedën në sallën e mbushur plot, tej kapacitetit normal të saj, e drejtoi gazetarja Alda Bardhyli, njëherësh edhe drejtorja e Qendrës.

Kumtesat mbi librat u mbajtën nga Prof. Saverina Pasho, njëherësh një nga përkthyeset më të mira nga gjuha franceze, foli me superlativa për “La concubine des montagnes”, ku citoi edhe pasazhe nga vepra dhe befasinë e raportit të dy femrave me të njëjtin burrë

Ish-studentja në Francë, Bora Kyçyku, tej analizës së librit “Une si longue absense”, vuri në dukje edhe raportin e saj me Luan Ramën, dhe ndihmën që mori prej tij, kur ai ishte ambasador në Paris.

takimi është i bukur, me një bashkëbisedim të këndshëm.

60 libra të botuar janë një shifër marramëndëse për njerëzit e letrave. Por, si është e mundur kjo prodhimtari kaq e lartë?

“Unë shkruaj kudo. Poezitë janë shkruar gjatë udhëtimeve me avion, trena apo tramvaj. Edhe kur ka shumë zhurmë nëpër stacione metrosh, unë futem në botën time dhe shkruaj”, thotë Rama.

DITA E DYTË

Posted by Libraria Onufri on Friday, September 22, 2023

Një bisedë e këndshme me shkrimtarin Luan Rama, ashtu siç është tërheqës dhe romani i tij “Mëkati i Justinës”, e drejtuar nga shkrimtari i ri premtues, Andreas Dushi, kryeredaktor i gazetës së përjavshme letrare, “Ex Libris”, një botim i Shtëpisë Botuese “Onufri”.

Zija Çela, një ndër shkrimtarët më të mirë shqiptarë – fitues i disa çmimeve të rëndësishme letrare kombëtare dhe mbarëkombëtare – e cilësoi Luan Ramën, një figurë komplekse, enciklopedike.

“Rallëherë bashkohen te një njeri i vetëm edhe diplomati, edhe poeti, shkrimtari, skenaristi, përkthyesi, historiani, biografi apo piktori. Dhe ky është Luani ynë”, tha Çela.

Të gjithë u ndjenë mirë.

 

Stili i thjeshtë i të shkruarit e bën më të dashur romanin, edhe pse flitet për mëkate “estetike”, njëlloj si të flitet për “shampanjën franceze”. Për kuriozitet, pija e dashurisë, shampanja origjinale, është e krijuar dhe prodhuar në rajonin e verërave të Shampanjës në Francë.

Bashkëbisedimi është i ngrohtë. Atmosfera në katin e dytë të Librarisë “Onufri” është e mrekullueshme. Zëri i butë dhe i paqtë i Luanit, i treguari informativ i tij të bën për vete.

Rituali i dhënies së libri me autograf është një moment sublim për shkrimtarin.

“LR – Les Livres Rama”

“LR – Les Livres Rama” është shndërruar në një markë letrare në Francë, atje ku Luan Rama jeton prej disa dekadash, pikërisht në Paris, kryeqytetin e letërsisë botërore.

Për mua si një lexuesdashës, përtej profilit të botuesit të “Tirana Diplomat”, së pari e kam njohur Luan Ramën, përmes organizimeve që ai bën në Paris, në “Maison d’Albanie”, Shtëpinë e Shqipërisë.

***

“Poetët vdesin si zogjtë”.

Me tituj librash të bukur, çmime ndërkombëtarem, por dhe me kopertina joshëse, Luan Rama, të nxit ta mbarosh me një frymë botimin e tij të radhës.


Librat e Luanit janë përkthyer në disa gjuhë…

Frëngjisht

Italisht

Greqisht

Diplomat i nivelit të lartë, një ambasador i respektuar në Francën e diplomacisë.

***

Luan Rama dhe Arti është histori dashurie. Mik i shumë piktorëve, ai i viziton shpesh në studiot e tyre, në Paris apo në Tiranë. I madhi Ibrahim Kodra është ndër të preferuarit.

Dhe po ashtu, Omar Kaleshi….

Te varri i Van Gogh…


Apo te studio e Helidon Halitit

Librat e tij janë në vemendjen e shtypit të shkruar.

Luani ftohet shpesh nga organizata ndërkombëtare për të folur për librat e tij dhe lexuar poezitë e tij.

***

Dy ditë të bukura me Luan Ramën. Poetin dhe shkrimtarin. Diplomatin dhe historianin. Dy ditë me nje mik të jashtëzakonshëm. Dy ditë për t’u vendosur në kornizën e respektit.

Merci Luan! Faleminderit

____________________________

Tiranë, me 24 shtator 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…