Suksesi i jashtëzakonshëm i Panairit “Future2Tech” dhe Shqipëria inovative!

Panairi “Future2Tech” u organizua nga Iceberg Exhibitions dhe Albania Tech. Morën pjesë 76 kompani.


Nga Dash Frashëri

Një sukses i jashtëzakonshëm i Shqipërisë inovative!

Panairi “Future2Tech” u organizua për herë të parë këtë vit në Shqipëri.

Kjo ishte një mundësi ideale për kompanitë inovative, që të mernin pjesë si ekspozues në panairin që u mbajt në datat 21-22 shtator, në Pallatin e Kongreseve.

Ky panair kishte në fokus tre komponentë kryesorë: INOVACIONI, TEKNOLOGJIA dhe EDUKIMI.

Panairi u organizua nga Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me Albania Tech.

Sipas organizatorëve, aktiviteti ngjalli një interes të veçantë, sidomos mes kompanive të lidhura me teknologjinë, qoftë për produktet hardware, ashtu dhe për produktet dhe shërbimet software.

“Partnerët dhe ekspozuesit tanë synojnë të prodhojnë vlerë për panairin në nivel multidimensional, jo vetëm duke prezantuar shërbimet dhe produktet e tyre inovatore, por duke organizuar forume e prezantime të rëndësishme për informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit të profesionistëve, e më gjerë. Kjo është edhe pjesë e misionit të AlbaniaTech për të bashkuar dhe aktivizuar të gjithë aktorët e Ekosistemit Shqiptar të Inovacionit”, u shprehën organizatorët.

Kompanitë që drejtojnë fushat e teknologjisë në Shqipëri dhe rajon, morën pjesë si ekspozues në panair, ku ishin në vëmendjen e mijëra vizitorëve.

Në hapjen e panairit ishte e pranishme edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

“Me kënaqësi mora pjesë në këtë panair ku prezantohen risitë më të fundit të teknologjisë që i shërbejnë zhvillimit të biznesit. Të rinjtë që takova janë sipërmarrësit e ardhshëm, forca lëvizëse pas inovacionit. Janë ata që shpesh udhëheqin përgjegjësinë në adoptimin dhe përshtatjen me fuqinë e transformimit dixhital, për të formuar të ardhmen e industrive dhe për të nxitur rritjen ekonomike drejt përmirësimit të shoqërive tona. Ne do të mbështesim këtë vizion duke u ofruar atyre mjetet, burimet dhe një klimë sa më të favorshme”, shkroi ministrja Ibrahimaj në rrjetet sociale.

Kompani lider, ofrues kryesor të shërbimeve, përfaqësues, prodhues, distributorë, shitës nga sektorë të ndryshëm, që i bashkon inovacioni teknologjik, u mblodhën në këtë event për të bërë biznes dhe për t’u njohur me partnerë të rinj.

Future2Tech priti organizata, institucione, shoqata dhe kompani nga sektorë të ndryshëm, të gjitha të lidhura me temën e përbashkët të teknologjisë. Industritë që do të ekspozojnë në panair përfshijnë Shitje me Pakicë Hardware & Software, Automobilistikë, Industri Farmaceutike, Financa, Robotikë, Media, Kujdesi Shëndetësor, Inxhinieri, Industria e Modës dhe shumë të tjera.

Profesionistët e teknologjisë, shitjeve dhe marketingut si: Zhvilluesit, Designer, Shitësit Online, Personeli i Medias, Shitësit, Financierët, Menaxherët, Specialistët e Inteligjencës së Biznesit, Analistët, Menaxherët e Produkteve dhe Business Analysts ishin të pranishëm.

***

Edhe unë isha një ndër vizitorët e shumtë të Panairit “Future2Tech”, duke e ndjekur thujse në çdo detaj gjatë dy ditëve të tij në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë dy ditëve të panairit u zhvilluan aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj.

“Jemi ende të nxehtë nga atmosfera, por na duket se ka pasur një energji shumë të mirë. Kemi marrë informacione edhe nga të gjitha kompanitë dhe të gjithë janë entuziastë. Ka pasur një komunitet që lëviz, takojnë njëri-tjetrin. Ka prurje, duke pasur që nuk është një panair që i thërret masës, por një panair B2B, pra biznes-biznes”, tha kreu i Albania Tech, Gerti Boshnjaku për TiranaDiplomat.com.

“Ka pasur një audiencë, që për hir të së vërtetës, ne nuk e prisnim në këtë masë vizitorësh. Është hera e parë që organizohet ky lloj panairi në Shqipëri, dhe nuk e dinim se çfarë prisnim. Është bërë virale se çfarë po ndodh në panair dhe njërëzit kanë vershuar në Pallatin e Kongreseve”, thekson Boshnjaku, një njohës i shkëlqyer i habitatit të ekosistemeve inovative dhe tekonologjike.

“16 startape ishin të pranishme në Panair, por kishim edhe një sektor të fuqishëm të edukimit: akademik, inovativ, robotikë, akademi të reja private, kompani që ofrojnë kurse profesionale, apo për fëmijë. Ishte një miks shumë i bukur mes inovacionit dhe edukimit. Ka talente, ka diskutime, ka panele diskutimesh edhe ndërkombëtare, por dhe demo zone”, tha Boshnjaku, i cili është edhe botuesi i portalit të njohur “Business Mag Albania” dhe themeluesi i New Media Communications.

DEMO ZONE – DEV.AL

DEMO ZONE – DEV.AL

Posted by AlbaniaTech on Friday, September 22, 2023

Kompania e tij Albania Tech po krijon një databazë të dhënash, për të regjistruar të gjitha kompanitë teknologjike në Shqipëri.

“Synojmë që këtë databazë ta promovojmë në të gjithë botën, për të bashkëpunuar dhe bërë biznes me të gjithë botën”.

Boshnjaku vlerësoi edhe bashkëpunimin me kompaninë tjetër organizatore, Iceberg Exhibitions.

“Jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin në këtë lloj përmase me Iceberg, pasi kemi pasur edhe bashkëpunime të tjera të suksesshme. Ekspertiza e tyre për organizimin e eventeve dhe ekspertiza jonë në ekosistemin e teknologjisë, kontentin e përbashkët që mund të realizonim, i dha këtij panairi një sukses të jashtëzakonshëm”.

Boshnjaku vlerësoi edhe mbështjetjen e ministres Delina Ibrahimaj.

“Kishim ministren, kishim zv.ministren, e vlerësojmë mbështetjen e qeverisë, pasi na japin zemër për të organizuar të tjera projekte të këtyre përmasave”.

 

DISA NGA KOMPANITË PJESËMARRËSE

Communication Progress nga themelimi i saj në vitin 1998, kompania ka shënuar rrugëtimin e saj me sukses të qëndrueshëm dhe nepermjet ofrimit te zgjidhjeve dhe sherbimeve te saj, ka ndikuar në mënyrë të vazhdueshme duke kontribuar ne rritjen dhe transformimin e shume sektoreve jetike, sic jane Telekomunikacionet, Energjetika, Tregu Bankar dhe Financiar, Sektori I prodhimit, Arsimi dhe Formimi Profesional, Punesimi, Mbrojtja kombetare, Institucionet e rendesise se vecante, Pushteti vendor, Drejtesia dhe pushteti gjyqesor, Transporti, Shendetesia, etj.

ICTSlab është qendër laboratorike e inovacionit, me fokus edukimin jo formal, e cila ka për qëllim përgatitijen e të rinjve për sfidat e shekullit XXI. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT. Kjo qendër është e mbështetur nga një sërë organizatash ndërkombëtare, rajonale dhe lokale, kompani aktive në fushën e ICT-së, Telekomunikacionit, sektorit bankar dhe Institucioneve akademike.

Niv AL – Fuqizimi i Bizneseve ne epoken e AI. Jemi kompania e parë Shqiptare që i paraprin ndryshimit në botën e Inteligjecës Artificiale. Me fokus drejt ideve inovative, ne i vijmë në ndihmë bizneseve duke ndërtuar zgjidhje software-ike të integruara me teknologjinë e Inteligjencës Artifciale për t’ju dhënë përparësinë e nevojshme drejt epokës së re digjitale.

SmartKids SmartKids është një program edukativ për fëmijët e moshave 4-16 vjeç me fokus në fushat STEM të Robotikës, Aftësive Kompjuterike, Programimit, Zhvillimit Web, Elektronikës së Avancuar, Shkencave, Printimit 3D dhe Projektimit të Lojërave. Për pesë vjet, SmartKids e ka ofruar me sukses këtë program inovativ dhe unik në institucione arsimore private, dhe së fundmi kemi hapur edhe SmartSpace, një Laborator STEM që e ofron programin për të gjithë përmes kurseve, abonimeve dhe paketave të ndryshme verore.

Brainster që nga viti 2015, organizata ndërkombëtare edtech Brainster i ka kthyer punët e ëndrrave në realitet. Me një mision për karriera të qëndrueshme, Brainster i pajis njerëzit me aftësi dixhitale dhe aftësi të tjera thelbësore, duke i përgatitur ata për karrierën e shekullit të 21-të. Qasja gjithëpërfshirëse e kësaj organizate mundëson mësimin e kompetencave të ndryshme të TI-së, të cilat janë jetike për lulëzimin në botën në zhvillim të punës.

Midis kompanive të huaja ishin gjashtë edhe nga Izraeli, nën ombrellën e Gold N’Links. dhe në partneritet me kompaninë shqiptare, Infosoft Systems.

“Code Predict” – një kompani në fushën e sigurisë kibernetike, që ofron mbrojtje nga malware dhe ransomware.” “Flowsec” – një kompani në fushën e Inteligjencës Artificiale anti-DDos pa instalim fizik.

“Regulait” – një kompani për automazimin e gjithë procecve standarde në përputhje të plotë. “Technology Center of Excellence” (TCE) – një kompani që ofron trajnime në fushën e sigurisë kibernetike për individë dhe organizata dhe që ofron zgjidhje për sigurinë kibernetike, për organizata.

“ADC” – një kompani që ofron cloud dhe zgjidhje për ruajtje të dhënash në Shqipëri. “Sipermarres” – nje inkubator në fazë të hershme në Tiranë, që synon bashkëpunimin me kompani të teknologjisë së lartë dhe që mund të marrin mbështetje holistike, për t’u rritur.

TUMO Tirana është një qendër teknologjike edukative, pas-shkollore, ku nxënës të moshës 12-18 vjeç, mund të zbulojnë e zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe analitike në 8 disiplina të ndryshme te cilat nderthurin artin me teknologjine. TUMO Tirana sjell risi në fushën e edukimit në Shqipëri, larg mënyrës tradicionale të të mësuarit në klasë. Në TUMO, nxënësit mësojnë në mënyrë të pavarur dhe nëpërmjet workshop-eve të udhëhequra nga ekspertë te fushave digitale.

B.N.I është Agjensia Eksklusive për transmetimet e Reklamave Dixhitale ne Tiranë. Platforma e transmetimeve dixhitale është një platformë unike për transmetim, e ideuar dhe e pozicionuar strategjikisht për të kapur audiencën eksklusive të kryeqytetit te Shqiperise nëpërmjet një reklamimi premium. Platforma është ndërtuar me teknologjinë më të fundit dhe ofron një mundësi të pakonkurueshme për të reklamuar markën tuaj.

Commercey është një kompani BPO, e themeluar nga njerëz të orientuar drejt biznesit që kuptojnë nevojat e biznesit të tregtisë elektronike. Që nga viti 2017, ne kemi qenë një ekip i jashtëm me kohë të plotë në Shqipëri dhe ofrojmë shërbime dhe mbështetje të kujdesit ndaj klientit për partnerët tanë të biznesit B2C dhe B2B. 20 klientë në të gjithë industritë e tregtisë elektronike janë dëshmi e njohurive, proceseve, aftësive, përvojës dhe dixhitalizimit.

Tirana Business University, pjesë e Grupit BALFIN është një universitet me reputacion të lartë në vend, i njohur kryesisht për përpjekjet e jashtëzakonshme në krijimin dhe zgjerimin e mundësive të studentëve për punësim dhe sipërmarrje përpara diplomimit të tyre. Tirana Business University përgatit studentët dhe profesionistët për të pasur sukses në një mjedis dinamik biznesi, duke i pajisur ata me njohuritë, aftësitë dhe rrjetet profesionale të nevojshme për punësim dhe karriera me ndikim. Tirana Business University ofron programe Bachelor dhe Master në Administrim Biznesi, Drejtësi dhe Teknologji Informacioni.

Protik Innovation Center është themeluar në tetor 2012 me misionin e të zhvillimit të sektorit të TIK në Shqipëri. Është një qendër e pavarur jofitimprurëse e Teknologjisë së Komunikimit të Informacionit, objektivat kryesore të së cilës janë rritja e kërkesës dhe përdorimi i TIK-ut dhe asistimi në rritjen e tregut, forcimi i kapacitetit njerëzor dhe institucional, rritja e bashkëpunimit midis sektorit privat, institucioneve arsimore dhe qeverisë, për t’u ofruar sipërmarrësve të TIK-ut qasje në teknologjinë moderne dhe njohurinë, dhe për të shërbyer si një shpërndarës i rrjetit të informacionit.

Penda.al – Penda është një aplikacion “open-source” me fokus kryesor korrigjimin e shkrimit (proofreading) në gjuhën shqipe. Mund të përdoret tek penda.al dhe ofron shënjime të ndryshme mbi tekstin e shkruar. Ka rreth 2 vite zhvillim dhe pjesët e bëra publike mund të gjenden te github.com/OpenCovenant.

Epafos – Në EPAFOS kemi bashkëpunuar me organizatat arsimore për mbi 30 vjet. Ne i kuptojmë plotësisht nevojat e tyre dhe e kuptojmë ankthin e tyre për të evoluuar dhe përshtatur në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar. Ne fokusohemi në projektimin e veglave që janë të besueshme dhe të lehta për t’u përdorur. Ne kemi mbledhur përshtypje nga qindra shkolla gjatë shumë viteve dhe kemi mësuar se çfarë funksionon më mirë për to, në mënyrë që t’u ofrojmë atyre pikërisht atë që u nevojitet.

UNICEF është zëri kryesor në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ata mbështesin dhe punojnë me reformat e qeverisë, nismat e shoqërisë civile dhe kërkimet që ndihmojnë të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore. Ndërsa Shqipëria kërkon integrimin me komunitetin europian, UNICEF-i dëshiron të sigurohet që asnjë fëmijë të mos mbetet prapa dhe që zhvillimi të bëhet me barazi dhe përfshirjen e grupeve më të cenueshme dhe të margjinalizuara. Inovacioni dhe puna me teknologjinë e re janë pjesë e ADN-së së UNICEF-it, nga zhvillimi i pompës së ujit në Indi Mark II në vitin 1970 për të reduktuar thatësirën deri në prodhimin e tullave plastike të ricikluara për të ndërtuar shkolla në vitet 2020. Të gjitha në shërbim të përmirësimit të situatës për çdo fëmijë dhe të ri në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Mamir – Mamir.al është platforma më e madhe e kurseve online në gjuhën Shqipe. Me mbi 12 kategori mund të mësoni gjithçka në 2 mënyra studimi live, duke folur me instruktorin në zoom, ose të rregjistruar. Tani mund të mësosh nga më ekspertët në vend dhe të marrësh çertifikata për kurset e përfunduara.

Një Panair i bukur! Një Panair që ja vlejti!

__________________________

Tiranë, më 25 shtator 2023

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…