Angazhimi i qeverisë gjermane, integrimi sa më i shpejtë i rajoni

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli mori pjesë në takimin për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor


Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli mori pjesë në takimin për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor thirrur nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth.

Pjesëmarrës në takim ishin kryetarët e komisioneve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës si dhe Serbisë.

Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë në datën 16 tetor, por sipas Roth shkëmbimi i hapur dhe i sinqertë, së pari, në nivelin parlamentar do t’i shërbente çuarjes përpara të agjendës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i qeverisë gjermane është që ky rajon të integrohet sa më shpejt. Ky është vetëm takimi i pari i këtij lloji dhe ne do të vijojmë të intensifikojmë takime të tilla të këtij formati për ti dhënë hov shkëmbimeve dhe diskutimeve mes kolegëve në të njëjtën tryezë, duke u përpjekur të evitojmë diskutimet bilaterale dhe duke u fokusuar tek interesi i përbashkët i rajonit”, tha ai.

Kodheli pasi falënderoi Roth për ftesën dhe angazhimin, tha se, Procesi i Berlinit është një instrument thelbësor për rrugën e Ballkanit Perëndimor në BE.

Ajo tha se, Presidenca shqiptare për Procesin e Berlinit është fokusuar tek tema si siguria energjetike, agjenda e gjelbër, edukimi, digjitalizimi, siguria kibernetike si dhe në një plan investimesh.

Në takim mungonte Mali i Zi, si një vend i cili nuk ka formuar ende qeverinë pas zgjedhjeve të zhvilluara në vend.

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.