Kryetarja e AMA-s, Krasniqi takim me Co-raporterët e KiE për Shqipërinë
Krasniqi iu ka prezantuar përfaqësuesve evropianë punën e AMA-s dhe rolin si ent rregullator në tregun mediatik në Shqipëri
Kryetarja e Autoritetit i Medias Audiovizive, Armela Krasniqi ka pritur në një takim, Co-raporterët e KiE-së për Shqipërinë, nga grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike, Jonut Stroe i grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe Bas Klein, zëvendëskryetar i Sekretariatit, Komiteti i Monitorimit, të cilët po zhvillojnë vizitën e tyre periodike faktmbledhëse në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi, kryetarja Krasniqi u ka prezantuar përfaqësuesve evropianë punën e AMA-s dhe rolin si ent rregullator në tregAsim Mollazadaun mediatik në Shqipëri.
Në këtë prezantim Krasniqi është ndalur në ndryshimet e bëra në maj të këtij viti, të ligjit “Për mediet audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ndryshime në përputhje me Direktivën 2018 të BE-së.
“Kjo ka forcuar më tej kompetencat e AMA-s, duke rritur rolin e saj në inkurajimin e aktorëve dhe transmetuesve që operojnë në tregun shqiptar, për edukimin mediatik të publikut”, tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh se “gjithashtu u hodh një hap përpara në rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizive, por edhe u inkurajua vetërregullimi dhe bashkërregullimi i tregut, nga plotësimi i mekanizmave legjislativë, gjyqësorë dhe administrativë”.
Gjithashtu Kodi i ri i Transmetimit, i miratuar në korrik të këtij viti, me sesionet e shtuara për luftën kundër diskriminimit, promovimin e barazisë gjinore dhe për parandalimin dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes në transmetimet audiovizive, ishin një tjetër temë e këtij takimi.
Bashkëraportuesit e KiE-së për Shqipërinë shprehën interes për punën e Këshillit të Ankesave, për volumin dhe llojin e ankesave më të shpeshta që publiku apo grupet e interesit i drejtojnë AMA-s, por edhe për rezultatet e monitorimit nga AMA të reklamave dhe komunikimeve tregtare që transmetojnë OSHMA-të.
Gjatë bisedës, në përgjigje të interesit të shprehur nga bashkëraportuesit, Krasniqi ka shpjeguar edhe rolin e AMA-s në monitorimin e fushatave zgjedhore dhe masat ndëshkimore të marra gjatë këtij viti për rastet e konstatuara të shkeljes së ligjit.