Ambasada britanike: Vizita e Vickers në Tiranë, konstruktive
Ambasada e Britanisë së Madhe, e cilësoi si konstruktive vizitën e të dërguarit të kryeministrit britanik për Tregtinë, Martin Vickers, në Tiranë.
Ambasada e Britanisë së Madhe, e cilësoi si konstruktive vizitën e të dërguarit të kryeministrit britanik për Tregtinë, Martin Vickers, në Tiranë.
Ai pati takime të rëndësishme me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe zëvendësministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enkelejda Muçaj.
Gjatë fjalimit në takimin e ministrave të Financave të Procesit të Berlinit, i dërguari për Tregtinë, Vickers përsëriti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
“Për të mbështetur këto objektiva, Agjencia e Financimit dhe Eksportit në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të ofrojë financime të ndryshme, aktualisht 14 miliardë paund, për projekte të mëdha në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne mbështesim rritjen e integrimit ekonomik rajonal. Një treg më i unifikuar do të nxisë kalimin nga sektori publik në privat, do të zvogëlojë burokracinë, do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe do të tërheqë investime të huaja”, citon Ambasada deklaratën e të dërguarit britanik për Tregtinë, Vickers. /ATSH