Ambasada e Kinës në Shqipëri organizon pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës

Dita Kombëtare e Kinës është më 1 tetor, që përkon dhe me mbylljen e Javës së Kulturës kineze në Tiranë.


Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës, në nisje të Javës së Kulturës Kineze, një nismë e iniciuar nga Ministria shqiptare e Kulturës.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin në fjalën e tij tha se vitet e fundit marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një vrull të mirë zhvillimi, me të dy vendet që përballen me mundësi të reja bashkëpunimi në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” dhe Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

“Dashuria dhe miqësia mes dy popujve qëndron si një interpretim i gjallë i poemës kineze “Sado larg nga miqtë jemi, porsi komshinj të mirë i kemi”,- deklaroi Wang.

Ai kujtoi se këtë vit të dy vendet nënshkruan marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Turistik, duke hapur rrugën për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dypalëshe.

“Të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë për nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve, të cilat do të nxisin shkëmbimet mes njerëzve dhe do të injektojnë dinamizëm të ri në zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe”,- deklaroi i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin.

Të pranishëm në këtë aktivitetet ishin edhe kryetari i Grupit kuvendor të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Bardhyl Kollçaku, ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ish-diplomatë, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Keti Luarasi, përfaqësues të komuniteteve fetare.

Dita Kombëtare e Kinës është më 1 tetor, që përkon dhe me mbylljen e Javës së Kulturës kineze në Tiranë.

Marrë nga CRI.CN

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…