Censi 2023, Dhuli: Deri tani asnjë problematikë apo ankesë

Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se Censi i Popullsisë dhe Banesave, i cili ka filluar në datën 18 shtator 2023, po ecën sipas parashikimeve.


Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se Censi i Popullsisë dhe Banesave, i cili ka filluar në datën 18 shtator 2023, po ecën sipas parashikimeve.

Sipas INSTAT-it, asnjë problematikë thelbësore nuk është shfaqur gjatë këtyre ditëve dhe angazhimi i INSTAT është maksimal për t’i garantuar çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë të drejtën për t’u numëruar.

Nga informacionet paraprake në terren, sipas INSTAT-it, qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të marrë pjesë në Cens në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, përmes një deklarate për shtyp informoi se thekson se INSTAT ka angazhuar dhe punonjësit e shërbimit civil për të monitoruar dhe dhënë zgjidhje problematikave potenciale që mund të hasen.

“Deri më tani nuk kemi hasur në asnjë problematikë apo ankesë të qenësishme për mbledhjen e të dhënave në terren. INSTAT përveç stafit të angazhuar për mbledhjen e informacionit në terren (anketues, kontrollorë dhe mbikqyrës) ka angazhuar dhe punonjësit e shërbimit civil të INSTAT për të monitoruar dhe dhënë zgjidhje problematikave potenciale në një proces statistikor kaq kompleks siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave. Dua të theksoj që ky është një proces totalisht teknik dhe informacioni i mbledhur nga të gjithë familjet shqiptare është konfidencial dhe i garantuar nga ligji “Për statistikat zyrtare” dhe ligji i “Censit të Popullsisë dhe Banesave”, u shpreh Dhuli.

Kësisoj, ajo solli në vëmendje se është detyrim ligjor për t’ju përgjigjur anketuesve të INSTAT-it dhe sigurisht një e drejtë qytetare për të kontribuar në zhvillimin e vendit duke marrë reforma dhe politika bazuar në shifra të sakta.

“Çdo pretendim apo ankesë e çdo qytetari të cilit mund t’i jetë cenuar e drejta për t’u numëruar apo përgjigjur pyetjeve sensitive mbi etninë, fenë dhe gjuhën amtare mund të kontaktojnë në numrin jeshil të vendosur nga INSTAT (0800 22 44) ku deri tani ju informojmë se nuk ka pasur ankesa të tilla nga qytetarët. Është e mirëpritur çdo ankesë konkrete nga çdo individ, por insinuatat dhe akuzat në ajër nuk e ndihmojnë procesin”, deklaroi Dhuli.

Marrë nga ATSH

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…