OSBE mbështet BKH-në për rritjen e bashkëpunimit rajonal

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një vizitë shkëmbimi eksperiencash, në Rumani, për një delegacion të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një vizitë shkëmbimi eksperiencash, në Rumani, për një delegacion të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me synim vendosjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet BKH-së dhe agjencive rajonale të zbatimit të ligjit.

Delegacioni, i kryesuar nga drejtorja e BKH-së, Aida Veizaj, zhvilloi takime në Drejtorinë rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Drejtorinë Kombëtare kundër Korrupsionit dhe Qendrën e Evropës Juglindore për Zbatimin e Ligjit.

Drejtorja e BKH-së dhe homologët e saj në Rumani theksuan se bashkëpunimi, shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit dhe hetimet e përbashkëta ndërmjet agjencive ligjzbatuese të dy shteteve janë thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, të cilët janë shtrirë përtej kufijve.

Prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbështesë Byronë Kombëtare të Hetimit në ndërtimin e kapaciteteve dhe konsolidimin efikas të funksionimit të saj.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…