Mete: Hapësira të reja për bashkëpunim ekonomik me Italinë!

Shkëmbimet tregtare me Italinë janë rritur gjatë viteve të fundit, duke arritur në afro 3.5 miliardë euro në vitin 2022


Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar në Romë, Itali, në datat 26-27 shtator 2023.

Në takimet e zhvilluara me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, si edhe zyrtarë të tjerë të lartë u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik përmes projekteve konkrete.

Gjatë kësaj vizite u arrit në përfundimin se ka ende shumë potencial për të zgjeruar më shumë këtë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e prezencës së bizneseve italiane në vendin tonë.

Një vend të veçantë iu kushtua edhe diskutimeve mbi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, përfshirë ata italianë, në sektorë prioritarë të ekonomisë si turizmi, bujqësia, energjia apo infrastruktura.

Në kuadër të vizitës u zhvillua edhe takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, ku u theksua roli i Shqipërisë si një partner strategjik i Italisë në Ballkan, u ra dakord për të rritur bashkëpunimin përmes veprimeve konkrete në disa fusha ekonomike, si dhe u rikonfirmua mbështetja e shtetit fqinj për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Prezenca e investimeve italiane në Shqipëri ka pasur një trend rritës përgjatë viteve të fundit duke shënuar vlerën më të lartë përkatësisht 1.2 miliardë euro në vitin 2022. Italia ka një pozitë të konsoliduar në nivelin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, në terma të stokut dhe fluksit, duke u pozicionuar në 5 shtetet kryesore kontribuese për IHD-të.

Po ashtu, shkëmbimet tregtare me Italinë janë rritur gjatë viteve të fundit, duke arritur në afro 3.5 miliardë euro në vitin 2022.

Edhe numri i bizneseve italiane që operojnë në vendin tonë ka njohur rritje vit pas viti. Aktualisht, janë rreth 5669 biznese me të paktën një ortak me shtetësi italiane me status aktiv që operojnë në Shqipëri.

Italia përfaqëson një partner të privilegjuar ekonomik e tregtar për Shqipërinë, duke qenë një prej donatorëve kryesorë dypalësh, në mbështetje të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit përmes financimit të një sërë programesh.

Marrë nga ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…