Iniciativa një Brez një Rrugë – një platformë kryesore ndërkombëtare për promovimin e bashkëpunimit ekonomik

Kina do të mbajë forumin e tretë të nismës një Brez një Rrugë (BRI) në Pekin në tetor të këtij viti.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Kina do të mbajë forumin e tretë të nismës një Brez një Rrugë (BRI) në Pekin në tetor të këtij viti. Nisma është iniciuar nga Presidenti Xi Jinping në vitin 2013, gjatë vizitave në Kazakistan dhe Indonezi. Ajo më pas u promovua nga kryeministri kinez Li Keqiang gjatë vizitave shtetërore në Azi dhe Evropë. Në një dekade projekti është zgjeruar në Afrikë, Oqeani, Amerikën Latine, dhe në vendet Evropiane. Vizioni i Presidentit Xi është krijimi i një rrjeti të gjerë hekurrudhor, energjetik dhe rrugor, me qëllim zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe përdorimin ndërkombëtar të monedhës kineze. Përveç infrastrukturës fizike Kina ka financuar qindra zona të veçanta ekonomike, ose zona industriale të dizajnuara për të krijuar vende pune.

Objektivi është ndërtimi i një tregu të madh të unifikuar dhe shfrytëzimi i plotë i tregjeve ndërkombëtare dhe vendase, nëpërmjet shkëmbimit dhe integrimit kulturor, për të rritur mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë të kombeve anëtare, duke rezultuar në një model inovativ të hyrjeve të kapitalit, dhe bazat e të dhënave të teknologjisë. Nevoja e madhe për kapital afatgjatë shpjegon pse shumë vende kryesisht aziatike dhe evropiane lindore kanë shprehur interesin e tyre për t’iu bashkuar kësaj nisme ndërkombëtare duke u fokusuar në investimin në asete reale dhe rritjen ekonomike të drejtuar nga infrastruktura dhe energjia. Vetëm në këto dy sektorë Kina ka investuar në vendet e BRI në rreth 0,6 trilion USD.


Hekurudha e shpejtësisë së lartë e ndërtuar nga kompania kineze në Indonezi/CFP

Deri më sot, 147 vende që përfaqësojnë dy të tretat e popullsisë së botës dhe 40 për qind të PBB-së globale kanë nënshkruar projekte ose kanë treguar interes për ta bërë këtë. Gjatë dekadës së fundit iniciativa një Brez një Rrugë ka krijuar më shumë se 3,000 projekte bashkëpunimi. Nga 2,3 trilion USD të investimeve jashtë vendit të Kinës, në rreth 1 trilion USD janë realizuar në vendet e iniciativës një Brez një Rrugë. Një numër i madh projektesh të infrastrukturës së transportit janë realizuar për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere. Projekte të energjisë së gjelbër të pastër, efikase dhe cilësore kanë mundësuar rrugën drejt zhvillimit të ardhshëm të vendeve partnere. Kina ka nënshkruar mbi 50 dokumente bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit ekologjik me palët përkatëse, duke krijuar koalicionin ndërkombëtar të zhvillimit të gjelbër të nismës një Brez një Rrugë. Iniciativa për partneritet të nismës një Brez një Rrugë për zhvillimin e gjelbër është konkretizuar me 31 vende.


Burimi : American Entreprise Institute : China Global Investment Tracer dhe analiza e autorit

Jo vetëm koordinimi i politikave, zhvillimi i infrastrukturës, rritja e marrëdhënieve tregtare dhe integrimi financiar, por dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve mbetet një ndër pesë qëllimet kryesore të BRI. Projektet e lidhura ngushtë me jetën e përditshme të njerëzve dhe që synojnë përmirësimin e mirëqenies së njerëzve në fushat e reduktimit të varfërisë, teknologjisë bujqësore dhe arsimit profesional, kanë rritur në mënyrë efektive standardet e jetesës së njerëzve në vendet partnere të nismës një Brez një Rrugë. Komponenti arsimor i BRI nënkupton njohjen reciproke të kualifikimeve, lëvizshmërinë akademike dhe shkëmbimet e studentëve, koordinimin e politikave arsimore, mësimin gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore. Për këtë qëllim, Xi Jinping njoftoi planin për të ndarë fonde për 30000 bursa shtesë për qytetarët e vendeve të SCO dhe 10000 bursa për studentët dhe mësuesit për vendet e nismës një Brez një Rrugë.


studentët që mësojnë në Kinë/CFP

Sipas një raporti të Bankës Botërore, ndërtimi i përbashkët i BRI do të rrisë tregtinë e vendeve pjesëmarrëse midis 2.7% dhe 9.7%, tregtinë globale midis 1.7% dhe 6.2%, dhe të ardhurat globale me 0.7 deri në 2.9%. Sipas parashikimit të Bankës Botërore, nëse të gjitha projektet e infrastrukturës së transportit të iniciativës një Brez një Rrugë (BRI) realizohen deri në vitin 2030, ky projekt do të gjenerojë 1.6 trilion dollarë të ardhura në vit, ose 1.3% të PBB-së globale. Deri në 90% të të ardhurave do të shkojnë për vendet partnere dhe ekonomitë e korridorit me të ardhurat e mesme dhe të ulëta, të cilat pritet të përfitojnë më shumë. BRI mund të kontribuojë në nxjerrjen e 7.6 milionë njerëzve nga varfëria ekstreme dhe 32 milionë njerëzve nga varfëria e moderuar nga viti 2015 deri në vitin 2030.

Ka pasur shqetësime se financimi i projekteve është një praktikë e kurthit të borxhit duke marrë një formë neo-kolonializmi. Pretendimi është se Kina po përdorur qëllimisht borxhin si levë për të blerë asete strategjike. Deborah Bräutigam, profesore në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara (SAIS) në Universitetin Johns Hopkins, thekson se kjo ide ka pak bazë në fakt, duke u mbështetur në kërkimin e saj për portin Hambantota në Sri Lanka dhe raste të tjera, dhe atë të studiuesve të tjerë. Dhe në shembuj të tjerë nga Mali i Zi, Kenia, Zambia dhe vende të tjera ku kjo është trumbetuar në media, por pa prova për t’i mbështetur ato. Darren Lim, lektor në Universitetin Kombëtar Australian, ka theksuar se pretendimi i “diplomacisë së kurthit të borxhit” nuk ishte kurrë i besueshëm, pavarësisht kritikave të avancuara. Dawn C. Murphy, Profesor i Studimeve të Sigurisë Ndërkombëtare në Kolegjin e Luftës Ajrore të SHBA-së, arrin në përfundimin se përshkrimi i sjelljes së Kinës si “neokolonialiste” është një “ekzagjerim dhe keqinterpretim”. Sipas shkencëtarit politik dhe studiuesit Zhexin Zhang, numri i konsiderueshëm i marrëveshjeve me përfitim të përbashkët me shumë nga vendet në zhvillim në iniciativën një Brez një Rrugë, mjaftojnë për të zhvlerësuar neo-kolonializmin si argument.


Treni që u ndërtua nga Kinë për Kenia/CFP

Një numër i madh studiuesish kanë opinione pozitive për modelin ekonomik të Kinës dhe e konsiderojnë atë një partner të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të tyre. Dhe se në mungesë të provave, ata kritikojnë mediat për promovimin e një narrative negative të marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve në zhvillim. Një raport i Iniciativës Kërkimore të Kinës për Afrikën e vitit 2018, me bashkëautor Zonjën Bräutigam, ka vënë në dukje se huatë kineze nuk janë aktualisht një kontribuues i madh në shqetësimin e borxhit në Afrikë. Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se borxhi i vendeve të Afrikës është në nivelin e 696 miliard USD. Nga ky nivel vetëm 82 miliardë USD (përfshi dhe rreth 9 miliardë USD borxh privat) mbahen nga Kina. Ndërsa huadhënësit tregtarë dhe shumëpalësh janë kreditorët më të mëdhenj të borxhit të jashtëm total të Afrikës. Gjithashtu, Kina mbetet kontribuuesi më i madh në Iniciativën për Pezullimin e Shërbimit të Borxhit të G20. Kina ristrukturoi ose rifinancoi rreth 15 miliardë dollarë borxhin afrikan midis viteve 2000 dhe 2019. Gjithashtu nga viti 2022, Kina ka falur 23 kredi pa interes në 23 vende.

Kjo nismë do të krijojë një zonë ekonomike kohezive me një infrastrukturë të plotë të transportit, mbi bazën e marrëveshjeve tregtare me përfitim të ndërsjellë, me një strukturë të përbashkët ligjore tregtare dhe me një sistem për të kontrolluar zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.