“Përshëndetje Pekin – Hello Beijing”
Ekspozita me pamje nga Pekini, e hapur në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të Javës Kulturore Kineze.
Nga Dash Frashëri
“Hello Beijing”
“Përshëndetje Pekin”. Kështu titullohet ekspozita fotografike me pamje ngs Pekini, kryeqyteti i Kinës, e hapur në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të Javës Kulturore Kineze.
Ekspozita paraqet Pekinin historik dhe modern. Nga arkitektura e lashtë e Pekinit, tek arkitektura moderne.
Me ndërtimet karakteristike, nga Muri i Madh Kinez i ndërtuar më shumë se 2 mijë vjet më parë, “Tempulli i Parajsës” (1420), “Qyteti i Ndaluar” (1406), por edhe me objekte futuristike të Pekinit të sotëm. Muze të ndryshëm, stadiume, biblioteka, aktivitete, etj.
Universiteti i Pekinit i themeluar në vitin 1898.
Biblioteka Kombëtare e Kinës është themeluar në vitin 1909 dhe liston mbi 37.7 milionë libra.
Një ndërthurrje e bukur imazhesh.
Foto nga ekspozita
***
Pata fat, pasi gjatë shikimit të ekspozita takova dhe një duzinë turistëesh kineëzë, që po vizitonin Muzeun Historik Kombtar, me të cilët realizova edhe disa foto.