Bashkëpunimi me Turqinë, ambasadori Atay pret Prefekten e Elbasanit
Prefektja e Qarkut Elbasan, Majlinda Perriu, zhvilloi një takim miqësor në ambasadën e Turqisë me ambasadorin Tayyar Kağan Atay.
Prefektja e Qarkut Elbasan, Majlinda Perriu, zhvilloi një takim miqësor në ambasadën e Republikës së Turqisë me ambasadorin Tayyar Kağan Atay në kuadër të vijimit të takimeve, për të diskutuar rreth fushave me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve tona.
Sipas faqes zyrtare së Prefektes, në këtë takim u diskutua rreth së kaluarës së përbashkët historike dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, duke renë dakord për thellimin e bashkëpunimit në të tashmen dhe të ardhmen, në fushën e historisë, kulturës dhe arsimit, në Qarkun e Elbasanit.
“Prefektja Perriu i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbeshtetjen e madhe të Turqise edhe në momentet më të vështira për Qarkun e Elbasanit.
Ambasador Atay duke vlerësuar trashëgiminë historike dhe kulturore të Elbasanit, u shpreh për perspektivën dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
•Znj.Perriu duke falënderuar z. Ambasador për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe vëllazërore, shprehu bindjen se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”,thuhet në njoftim.