“Kultura e Shaolinit”, artet marciale kineze ofrojnë spektakël në Tiranë!

Java Kulturore Kineze / REPORTAZH – Një shfaqje plot elegancë dhe dinamizëm nga Shaolin Kung Fu Vjenë


Nga Dash Frashëri

“Kultura e Shaolinit”

Artet Marciale Kineze ofrojnë spektakël në Tiranë! Një shfaqje plot elegancë, forcë, dinamizëm nga ana e Shaolin Kungu, me qendër në Vjenë, në kuadër të Javës Kulturore Kineze, si pjesë e Javëve Ndërkomëbtare te organizuar nga Ambasada e Kinës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Një shfaqje të bukur me karakter sportiv, të realizuar nga sportistë profesionistë të arteve marciale, disiplinë sportive ku Kina është një superfuqi botërore dhe një autoritet ndërkombëtar i pakonkurrueshëm.

Artet marciale kineze, të quajtura shpesh me termat kung fu ose wushu, janë zhvilluar gjatë shekujve në Kinën e Lashtë. Këto stile luftimi shpesh janë të frymëzuara nga filozofitë, fetë dhe legjendat e vjetra kineze.

Zanafilla e arteve marciale kineze i është atribuar nevojës për vetëmbrojtje, teknika gjuetie dhe stërvitje ushtarake në Kinën e lashtë. Lufta dorë më dorë dhe praktika e armëve ishin të rëndësishme në trajnimin e ushtarëve të lashtë kinezë.

***

Si shumëkush, edhe unë jam adhurues i arteve marciale kineze. Dhe këtë jam përpjekur ta shfaq shpesh dhe përmes mënyrave të ndryshme. Edhe me vizatime si ky.

Në fakt, kisha asistuar disa muaj më parë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në një tjetër shfaqje të arteve marciale kineze, Shaolin Kung Fu, por me sportistë shqiptarë të “Albanian Academy”, të drejtuar nga Mjeshtri Albert Kola, ndërkohë që kam ndjekur edhe një tjetër me sportistë kinezë nga ….

***

Duke e njohur traditën e pasur kineze në artet marciale, ekzekutimet dinamike të tyre, me shkopinj, thika e shpata, mbërrita në Sheshin “Italia”, për të ndjekur e shijuar një nga shfaqjet më të bukura dhe më vibruese.

Si një mik i Kinës, mikpritem nga I Ngarkuari me Punë i Amnbasadës Kineze, miku tashmë i hershëm, Wang Dexin, me të cilin bashkëbisedoj për artet marciale kineze dhe shfaqjen e bukur që na pret.

Wang Dexin thekson se është një traditë e kulturës kineze të “takosh miq përmes arteve marciale”.

I pranishëm është edhe dy herë ish-ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Kujtim Xhani me bashkëshorten e tij, dhe e ftuar ishte edhe ambasadorja e Palestinës në Shqipëri, Hana Shawa, së bashku me vajzën e saj.

***

Shfaqja ka protokollin e saj!

Ish-ambasadori Xhani firmos në trupin e dragoit të verdhë dhe I Ngarkuari me Punë i Amnbasadës Kineze, Wang Dexin, në dragoin e kuq.

Spektakli nis me një shou aspak të zakonshëm.

Shikuesit ndihen të lumtur nga performanca e dy dragojve kinezë, njëri i kuq dhe tjetri i verdhë, ashtu s vetë ngjyrat e kombit kinez.

Luftëtarët janë gati për “shoun” më të bukur në botë: Kung Fu!

Por, edhe publiku mezi po e pret.

Shfaqja është mbresëlënëse, emocionuese, me ushtrime ritmike dhe imitime duelesh luftarake…

… , apo dhe momente romantike, ku shprehet bota e brendshme dhe e ndjeshme e një luftëtari të arteve marciale kung fu, si në këtë video.

Ushtrimet përcillen me duatrokitje nga të pranishmit në Sheshin “Italia”.

Një paraqitje  me disa ushtrime bazë realizoi edhe  “Albanian Academy – Shaolin Kung Fu”, të drejtuar nga Mjeshtri Albert Kola.

***

Disa foto kujtime nga kjo shfaqje e bukur e bëjnë edhe më të paharruar  këtë spektakël të superfuqisë botërore të Arteve Marciale.

Një mbrëmje e shkëlqyer! Një mbrëmje Kung Fu!

_______________________________

Tiranë, më 30 shtator 2023

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…