Pakicat kombëtare në Shqipëri, historiku dhe kompetencat

Pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare.


Pakicat kombëtare në Shqipëri, historiku dhe kompetencat

Ekzistenca e pakicave kombëtare në Shqipëri është një realitet sa historik aq edhe aktual, të cilit i është kushtuar një vëmendje e veçantë për të konkretizuar një marrëdhënie të mirë, ku shprehet toleranca, bashkëjetesa dhe mirëkuptimi mes pjestarëve të pakicave përkatëse dhe pjesës tjetër të popullatës. Ky kujdes i kultivuar në mentalitetin e shoqërisë shqiptare, me elemente diversiteti si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, ka reflektuar një bashkëjetesë harmonike dhe tolerante.

Anëtarësimi i Shqipërisë në një sërë organizatash dhe organizmash ndërkombëtarë me fushë veprimtarie mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe ratifikimi, apo nënshkrimi i një numri të konsiderueshëm aktesh ndërkombëtare që synonin njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht në referencë të pakicave kombëtare, flasin për një angazhim serioz institucional. Që prej 13 Korrikut të vitit 1995, Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës.

Një akt shumë i rëndësishëm, për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave është Konventa Kuadër e Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”. Kjo konventë u nënshkrua nga Republika e Shqipërisë në 29.06.1995. Ajo u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.8496 datë 3.06.1999, dhe pasi u depozituan instrumentet e ratifikimit në 28.09.1999, hyri në fuqi në 1.01.2000.

Zhvillime pozitive janë evidentuar edhe në kuadër të plotësimit të kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të gjithë procesit në vazhdim për anëtarësimin e vendit në BE, ndërkohë që si një hap i rëndësishëm institucional mund të vlerësohet ngritja e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve me VKM nr 127 datë 11.03.2004 “Për krijimin e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve”, i krijuar për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Mbështetur në këtë Vendim nga viti 2004-2017 në RSH njiheshin zyrtarisht minoritetet etnike kombëtare ku përfshiheshin minoriteti Grek, minoriteti Maqedonas dhe minoriteti Serbo-Malazez, si dhe minoritetet etno gjuhësore, ku përfshiheshin minoriteti Vllah dhe minoriteti Rom.

Komiteti për Pakicat Kombëtare është krijuar me Ligjin 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Komiteti ka qëllim sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe të interesave të pakicave kombëtare në RSH. Ai është institucion qëndror në varësi të Kryeministrit dhe përbëhet nga Kryetari, Nënkryetari dhe 9 anëtarë ( një anëtar për cdo pakicë të njohur zyrtarisht nga Republika e Shqipërisë).

Pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare.

Komiteti për Pakicat Kombëtare është organ konsultativ i qeverisë në lidhje me cështjet dhe problematikat që kanë të bëjne me të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri. Komiteti ka të drejtë t’i propozojë organeve shtetërore çështje të rëndësisë së veçantë për pakicat, veçanërisht përsa i takon zbatimit të detyrimeve kushtetuese, si dhe të akteve të tjera të veçanta që rregullojnë të drejtat dhe liritë e personave që u përkasin këtyre pakicave. Gjithashtu ka të drejte t’i propozojë organeve të pushtetit, qendror dhe vendor masat e mundshme dhe konkrete për përmirësimin e nivelit te të drejtave të pakicave kombëtare.

***

Misioni

“Misioni i Komitetit për Pakicat Kombëtare është të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u përkasin një pakice kombëtare, përfshirë këtu të drejtat kulturore, etnike, gjuhësore, fetare ose tradicionale të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit”.

Emërimi i anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare

Në datën 18 Mars 2022 u bë prezantimi i Anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare.
Anëtarët u emëruan nga Kryeministri mbështetur në VKM nr. 286, datë 10.5.2019 “ Për miratimin e proçedurave të përzgjedhjes së Kryetarit, Nënkryetarit dhe Anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare”.

Kryetarja e Komitetit Znj. Konstantina Beziani, pasi bëri një prezantim të institucionit që prej krijimit të tij në vitin 2004, punën e bërë gjatë viteve për miratimin e ligjit 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare” dhe paketën e legjislacionit dytësor të miratuar, ju uroi anëtarëve mirëseardhjen dhe punë të mbarë në permbushjen me sukses të misionit të tyre.

Znj. Beziani prezantoi objektivat që Komiteti synon të realizojë në lidhje me nëntë pakicat kombëtare, problematikat e hasura dhe për frymën pozitive dhe bashkëpunuese që mbizotëzon midis pakicave në RSH.

Anëtarët e emëruar për cdo pakicë kombëtare janë si me poshtë:

Llazo Kucuqi – Pakica Kombëtare Greke
Erion Xhaibra – Pakica Kombëtare Rome
Kristo Goçi – Pakica Kombëtare Arumune
Marjana Felah  -Pakica Kombëtare Maqedonase
Arjan Lile – Pakica Kombëtare Egjiptiane
Radvist Dima – Pakica Kombëtare Bullgare
Hasimin Keçi  -Pakica Kombëtare Boshnjake
Marinko Cullafiq – Pakica Kombëtare Malazeze
Pavlo Jakoja – Pakica Kombëtare Serbe

Marre nga Faqja Zyrtare e Komitetit për Pakicat Kombëtare në Shqipëri

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…