Pakica Kombëtare Rome
Në Shqipëri janë vendosur qysh prej 600 vjetësh dhe ashtu si edhe në vende të tjera të Evropës
Origjina indiane e pakicës kombëtare rome dhe “rruga për në Evropë” përmes Persisë, Armenisë dhe Azisë së Vogël si pjesë e perandorisë bizantine është e pakontestueshme, në radhë të parë për shkak të dëshmive gjuhësore.
Eshtë e njohur dhe është dëshmuar që nga shekulli tetëmbëdhjetë se Romanes, gjuha e romëve, është një gjuhë e re Indo-Ariane dhe se folësit e saj janë me origjinë indiane. Sidoqoftë, njohuria publike rreth historisë dhe kulturës së këtij populli, që numerikisht është minoriteti më i madh në Evropë.
Ardhja e Romëve në kontinentin evropian u zhvillua në disa pjesë kohore, si rezultat i një migrimi të madh në mes të shekujve të nëntë dhe të pesëmbëdhjetë.
Në Shqipëri janë vendosur qysh prej 600 vjetësh dhe ashtu si edhe në vende të tjera të Evropës në periudhën midis shek. XIII-të dhe XV-të.
Londër, më 8 prill 1971 mbahet Kongresi Botëror i Romëve, me pjesëmarrjen e delegatëve nga 14 shtete të ndryshme të botës. Kjo ngjarje shënon zanafillën e lëvizjes moderne politike që sot njihet si Romani Movement. Kongresi mori katër vendime të rëndësishme mbi politikën dhe kulturën rome (European Parliamentary Research Service, 2018):
1. Ngritjen e institucioneve si Këshilli, Sekretariati i Përgjithshëm dhe Komisionet, që kanë të bëjnë me krimet e luftës, kushtet sociale, arsimore, si dhe gjuha dhe kultura rome;
2. Flamurin rom me tre elementë: sfondi jeshil simbolizon tokën, pjellorinë dhe vlerat e përjetshme tokësore; sfondi blu simbolizon qiellin dhe vlerat e përjetshme shpirtërore; rrota apo chakra në qendër me 16 kunja, e ngjashme me chakren hindu, simbolizon lëvizjen dhe progresin. Kunjat e Chakrës simbolizojnë edhe numrin e dialekteve rome, që fliten sot në botë (Romedia Foundation, 2012).
3. Himnin rom: vargjet “Gelem, Gelem”, në shqip “Shkuam, shkuam”, me titullin origjinal “Opre Roma”, u kompozuan në vitin 1949 nga kompozitori rom Zarko Jovanovic, pas rënies së nazizmit. Himni zbërthen në mënyrë të trishtë rrugëtimin e gjatë e të mundimshëm të romëve, përjashtimin, zhvendosjet me dhunë, persekutimin, skllavërimin, e deri tek vrasjet.
4. Termin zyrtar identifikues “Rom”, i cili u vendos dhe përjashtimin e termave të përdorur deri në atë kohë në formë diskriminues dhe ofenduese, si Gypsy apo Tsigan (European Parliamentary Research Service, 2018). Nga viti 1971, çdo vit, 8 prilli kremtohet botërisht nga romët si një ditë kujtese e përpjekjeve të vazhdueshme të popullatës rome për intergim dhe përfshirje sociale, ekonomike, kulturore e politike (DW, 2013).
Marre nga faqja zyrtare Komiteti për Pakicat Kombëtare