Ambasadorët e rinj evropianë në pararojë të luftës kundër gjuhës së urrejtjes

Brezi i ri i Ambasadorëve të Rinj Evropianë vazhdon të luajë një rol themelor në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë të Partneritetit Lindor


Brezi i ri i Ambasadorëve të Rinj Evropianë vazhdon të luajë një rol themelor në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë të Partneritetit Lindor. Në një seri seminaresh online, më shumë se 50 Ambasadorë të Rinj Evropianë përfunduan programin e trajnimit mbi luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe përpilimin e kundërnarrativave, organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Përgjatë këtyre aktiviteteve ndërgjegjësuese, pjesëmarrësit mësuan më shumë rreth koncepteve kyçe të të drejtave të njeriut, anti-diskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes, si dhe si të njohin dhe të veprojnë kundër gjuhës së urrejtjes dhe si të përpilojnë kundërnarrativa ndaj gjuhës së urrejtjes. Në të ardhmen, ambasadorët e rinj, të cilët tashmë janë fuqizuar me mjetet dhe aftësitë e nevojshme për të luftuar diskriminimin, do ta përcjellin më tej mesazhin për një shoqëri të lirë dhe të barabartë në komunitetet e tyre vendore.

Gjatë seminareve, Ambasadorët e Rinj Evropianë patën mundësi të rrisin njohuritë e tyre mbi punën e Këshillit të Evropës për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe luftimit të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes. Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes zbatimit të programeve të përbashkëta: “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë dhe “Partneriteti për Qeverisje të Mirë” kanë vënë një fokus të veçantë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Fushata “Blloko urrejtjen. Fal dashuri” e zbatuar në kuadër të programit të Instrumentit Horizontal dhe fushata e mëparshme “Lëvizja Kundër Gjuhës së Urrejtjes” e zbatuar nga Këshilli i Evropës janë disa nga shembujt e mirë të ndarë me pjesëmarrësit në lidhje me përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin dhe përgatitjen e kundërnarrativeve për të luftuar gjuhën e urrejtjes.

Programi “Ambasadorët e Rinj Evropianë” është një nismë e Bashkimit Evropian, për të krijuar dhe zhvilluar një rrjet ndërmjet të rinjve për ndarjen e  ideve, aftësive dhe promovimin e vlerave dhe mundësive të BE-së. Në këtë kontekst, roli i tyre në mbështetjen e luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe përgatitjen e kundërnarrativave në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane është thelbësor në procesin e promovimit të barazisë dhe diversitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë të Partneritetit Lindor.

Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Promovimi i barazisë dhe mosdiskriminimit: drejt shoqërive më elastike dhe gjithëpërfshirëse” dhe projektit “Promovimi i barazisë dhe luftimi i racizmit dhe intolerancës në Ballkanin Perëndimor”, që janë pjesë e programeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Partneritet për Qeverisje të Mirë” dhe “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Marre nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…