Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë
Znj. Re ka mbajtur më parë postin e Zëvendëskreut të Zyrës së Këshillit të Evropës në Kishinau
Giulia Re është emëruar Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë që nga data 1 gusht 2023.
Znj. Re ka mbajtur më parë postin e Zëvendëskreut të Zyrës së Këshillit të Evropës në Kishinau. Përvoja e saj profesionale përfshin gjithashtu pozicione si Menaxhere Programi e Këshillit të Evropës në Republikën e Moldavisë dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) në Bangladesh. Ajo gjithashtu ka mbajtur role të ndryshme në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri si dhe në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Duke marrë përsipër këtë detyrë, znj. Re theksoi rëndësinë që kanë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë programet e përbashkëta të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës si dhe projektet e tjera që aktualisht po zbatohen nga Zyra në fusha kyçe si efikasiteti i drejtësisë, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimi, lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, barazia dhe arsimi, qeverisja e mirë si dhe liria e shprehjes e liria e medias.
Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë përfshin një ekip prej 25 kolegësh, që zbatojnë aktualisht 10 projekte, dy prej të cilave janë nisma rajonale.