Stafi mjekësor dhe psiko-social u aftësua për të zhvilluar plane trajtimi multidisiplinar për pacientët forensikë
24 profesionistë nga 5 IEVP në Shqipëri dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rritën kapacitetet e tyre në ofrimin e një vlerësimi të thelluar për të zhvilluar një Plan Trajtimi Individual multidisiplinar.
Si personeli mjekësor ashtu edhe ai psiko-social rriti njohuritë e tyre mbi çrregullimet në burgje, si çrregullimet e humorit, personalitetit, stresit psikotik dhe post-traumatik, duke u njohur gjithashtu me terapi të tilla si terapia konjitive e sjelljes (CBT) dhe terapi e bazuar në efektet e traumës. U zhvilluan gjithashtu modele planesh trajtimi lidhur me çrregullimet më të zakonshme në burgjet Shqiptare. Një fokus i shtuar u vendos në sqarimin ndërmjet trajtimit mjekësor kundrejt terapive mbështetëse psikologjike/profesionale, bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, monitorimit të dinamikës së çrregullimeve dhe individualizimit të planeve model.
Trajnimi u realizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza III”, dhe në veçanti Projekti “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e dënuar në Shqipëri”.