Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri mbështeten në procesin e përgatitjes së ankesave për rastet e diskriminimit
Falë bashkëpunimit të frytshëm me Fondacionin “Së Bashku” dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), grupi i parë prej 35 personash me aftësi të kufizuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u trajnua mbi procesin e përpilimit dhe dorëzimit të ankesave pranë institucionit të KMD-së.
Personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë me diskriminim dhe barriera që kufizojnë gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Fuqizimi i tyre për të mbrojtur dhe referuar shqetësimet e tyre dhe rastet diskriminuese është thelbësor jo vetëm për të dëgjuar zërin e tyre, por edhe për t’i adresuar këto raste pranë institucioneve përkatëse publike.
Më 18-20 shtator 2023, falë bashkëpunimit të frytshëm me Fondacionin “Së Bashku” dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), grupi i parë prej 35 personash me aftësi të kufizuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u trajnua mbi procesin e përpilimit dhe dorëzimit të ankesave pranë institucionit të KMD-së.
Ky i fundit ka marrë 32 raste të tilla gjatë vitit 2022 dhe 16 të tjera në vitin 2023, me shkallën e zgjidhjes 90%. Aktivitetet i shërbyen edhe forcimit të njohurive dhe bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të personave me aftësi të kufizuara me stafin e KMD-së.
Kjo nismë u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri, pjesë e programit Instrumentit Horizontal.