Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian, Veliaj: Tirana, histori suksesi
Projekti “Inclusive EduJobs” është një nismë 3-vjeçare e drejtuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion, e financuar nga Bashkimi Europian.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj thotë se Tirana është është shembull suksesi për integrimin e komunitetit rom dhe atij egjiptian.
Qëllimi i projektit është që të përfshijë sa më shumë keto komunitetiteve në punësim dhe arsimim në vendin tonë. Veliaj thotë se Tirana tashmë është shndërruar një qytet që u jep mundësi të gjithëve. Kryebashkiaku tha se projektet e BE kanë përmirësuar shumë fusha të jetës për qytetarët në vendin tonë.
Projekti “Inclusive EduJobs” është një nismë 3-vjeçare e drejtuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion, e financuar nga Bashkimi Europian. Synimi kryesor i projektit është të rrisë përfshirjen e burrave dhe grave, vajzave dhe djemve, nga komunitetet rom dhe egjiptian në Shqipëri, me fokus punësimin dhe arsimimin e tyre.
Klan News
Fjala në konferencën “Për më shumë edukim dhe mundësi punësimi për komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shqipëri” ?, ku Tirana solli shembullin e saj të suksesit në integrimin dhe përfshirjen e këtij komuniteti, si vijim i punës së mirë në bashkëpunim me Bashkimin Europian. ??
Posted by Erion Veliaj on Saturday, September 30, 2023