Paradoks!

(E jetuar)


Nga Sotiraq Naçi

E jetuar!

PARADOKS
____________

Atë fund vjeshte u zura keq me babain tim, në nerva e siper vesha xhakavendon, mblodha ato dy roba të trupit në nje çante dhe dola nga shtepia furtune..
Tashmë e kisha vendosur, ai qyteti i jugut për mua nuk qe treguar dhe aq mikëprites!
Mbase rritur në MIRDITE, me ish krijuar përshtypja se unë isha lindur për të jetuar aty….
Dola në rrugë, ora qe e vonë për autobuzat e linjës, ndaj prita me orë ndonjë kamjon të rastit.
Për fatin tim të mire, ne ujin e ftohte ne Tepelene, nje autobuz i Burrelit u shfaq ne sfond.
I ngrita doren dhe shoferi frenoi duke me pare disi me cudi.!.Me pyeti:
– Per ku?
– Per ne Rreshen….Me nje buzeqeshje te cilter ma beri me koke te hypja. Hapi deren e autobuzit dhe une hyra brenda.Zera rinore dhe kenge me bene per vete. Nje ambjent i ngrohte te rinjsh qe gelonte nga te qeshurat dhe shakate me ngrohu,si dhe gjuha karakteristike me dialekt e asaj zone.
Me ne fund u ndjeva si ne shtepine time, kerkova me sy nje vend ku te ulesha.Nje vajze me nje buzeqeshje te embel e me sy te kalter me ftoi prane ndenjeses se saj.Une u afrova pakez si me drojtje e falenderova dhe u rehatova prane saj diku aty nga mesi i autobuzit.
Per disa caste mbeta i heshtur ne ate tallaz e mori bisedash e te qeshurash.
Akoma s’po kuptoja se c’ne keta pasagjere veriore ne ate zone te jugut!?
Por nuk mu desh as te pyesja e as te mendohesha shume ,pasi ne qafat e tyre pashe shallet e aksionit si dhe ne gjokset e disa te rinjve medaljet “Sulmues” qe u jepeshin atyre qe punonin me mire.Njekohesisht ciftelite dhe kenga krijonin nje ansambel te bukur rinor te cilet te entuziazmonin dhe s’te linin ne heshtje. Kenge te degjuara e te kenduara edhe nga une, pasi isha aktivizuar shume here me estraden dhe me ansamblin e kengeve popullore ne Rreshen.
Vajza ne krahe e theu heshtjen dhe pak si me drojtje mu drejtua me nje pyetje.
-Per ku keshtu?
Une e pashe ne sy dhe ju ktheva:
– Per ne Rreshen.
Ajo ktheu koken nga dritarja sikur te donte te zgjitdhte fjalet e saj,mbase per te mos u treguar e patakt me pyetjet e saj dhe vazhdoi kurjoze te me pyeste:
-Nga jeni?
-Jam Gjirokastrit por rritur ne Rreshen.
Pastaj sikur une te mos egzistoja vazhdoi te qeshurat dhe bisedat me miqte e saj.
Ajo rruge edhe pse goxha e gjate nuk mu duk fare. Deri tek ura e Milotit te qeshurat dhe shakate e te rinjve me ngrohen dhe oret iken si pa kuptuar….!
Ne te errur zbrita tek ura e vjeter e Milotit.
Tashme me kish mbetur edhe nje ore rruge per te mbritur ne Rreshen.Nje fllad i lehte ere vjeshte me binte ne fytyre bente pak fresket dhe ne gjithe ate rruge e ndjeja pakez lodhjen si dhe urine qe sikur po me ngacmonte stomakun.
Pikerisht aty prane urres gjendej nje lokal” lokali i shofereve” aty ndalonin ”caurrelat” qe conin baker blister ne Lac.
Une kisha punuar ne parkun e mallrave ne Rreshen dhe i njihja te gjithe shoferet si dhe kamionet sa i shihja.
U futa ne lokal dhe porosita dicka per te ngrene
Nderkohe degjoj dike tek me thirri ne emer:.
-Ore Agim po ti ketu?
U hutova por e mblodha veten shpejt…!
Luigji ishte nje shok i vjeter pune qe punonte motorrist ne parkun e mallrave. Une qesha me te madhe u ngrita nga tavolina dhe e perqafova fort.Ai, nje djale i gjate me nje ze si bubullime me shtrengoi ne krahet e tij dhe me nje shikim pyetes mu kthye;
-Po ca ke ba or burr i dheut ke humb krejt ku je ti?
-Sic me shikon ketu para teje, buzeqesha une dhe e ftova ne tavolinen time.
Biseda qe e shkurter , nje bisede e zakonshme si midis dy miqsh te vjeter e lene pergjysem.
-Te thash atehere te mos ikje se tash ti ketu u rrite e ke miq e shok boll por s’me degjove- ma ktheu Luigji si me qortim
-Ani ja ku erdhe perseri asnjehere nuk asht vone.!
Hengrem shpejt e shpejt dhe ai sikur te ishim bashke ne udhetim me ra kraheve dhe me tha:
– Ngriu tash se vajti vone.
Ai po kthehej nga Talja e Lezhes ate mbremje te djele per te qene ne pune ne mengjes. Kete rruge e bente cdo fundjave por fale duarve te tij te arta si motorist, kish ngritur nga varri nje motor te vjeter ”Guzi” gjerman dhe i kish dhene jete.I hypem motorit rruga kaloi me ngacmime e te qeshura.
-Or mik te ka zan “qymyri” me duket nga anet tona e s’te vjen me shku kund…!
Une qesha por nuk fola, tashme ne ajrin e paster anes lumit Fan ndihesha mire…! Njekohesisht i kenaqur qe e mora nje vendim dhe u ktheva perseri aty ku mendoja se jeta per mua qe me e bukur….!!

Mengjesi i te henes me gjeti ne mencen e parkut te mallrave Rreshen.
Shume miq dhe shoke me shihnin me habi mbas gati nje viti ikur. Disa me pyesnin perse kisha ardhur.U thosha se do te filloj pune perseri ketu dhe te vazhdoj te jetoj si me pare.Ca me rihnin krahet dhe me shihnin me mirenjohje,ca te tjere mblidhnin supet me cudi…!!
U paraqita tek kuadri ku fatkeqesisht me njoftoi se tani per tani nuk kish vend te lire ne pozicinin tim.Te them te drejten u merzita pak por une isha i vendosur per te mos u kthyer me mbrapa….!
Shoku im i ngushte me sugjeroi te bisedoja njehere ne zyren e punes, mbase gjendej ndonje vend diku ne ferme apo ne SMT.
Ashtu bera, u paraqita ne zyren e punes.Nenpunesi nje njeri babaxhan me priti ngrohte, me degjoi me vemenjde, pastaj duke mbledhur buzet me tha:
-Fatkeqesisht tani per tani nuk ka vende te lira ketu ne Rreshen por nese do provizorisht mund te shkosh ne Spac ne miniere, aty eshte bere nje kerkese per tornitor….
Une u pertypa por vendosa qe te shkoj, he per he me shprese heret a vone do te lirohej ndonje vend pune aty ku kisha punuar…!
Me shkresen e nenpunesit te zyres se punes u nisa per ne Spac.

Kisha degjuar per burgun e Spacit si burgu me famekeq ne Shqiperi,gjitashtu dija qe aty ishin te denuar te ”rrezikshem armiq te popullit e te partise”!!.
Nje fshat i thelle futur midis malesh, ate dite dhe koha qe shume e keqe binte nje shi i ftohte dhe i imet.Veshtrova perqark vendin dhe syte me shkuan tek nje zone e rrethuar me gjemba dhe cdo pak metra nga nje kulle vrojtimi ku qendronin ushtare te armatosur te gatshem per cdo te papritur…!
Nuk e di perse mu krijua pershtypja sikur gjendesha neper kampet e perqendrimit…..
Prezantimi i pare me ate zone ku mendova te punoj ishte teper befasues ! U ndjeva keq por megjithate nuk hezitova…! Aty prane qene zyrat e minieres.
Diku ne hyrje pyeta per zyren e kuadrit. Me orientuan per aty.
Trokita me drojtje ne porte, prita pak sekonda deri sa degjova nje ze te ngjirur te me ftonte te hyja..!
Tek hyra brenda pershendeta me nje ”mirdita” me gjysem zeri.Tjetri qe gjendej mbas tavolines kish hapur nje dosje dhe qe zhytur ne te ne nje labirinth te pafund shkresash.
Ky ishte shefi i kuadrit te minieres, nje burre rreth te pesedhjetave thinjosh i shendosh me nje bark si kocek misri.As nuk ma vari fare, vazhdoi punen sikur une te mos egzistoja …!
Prita ne kembe plot pese minuta,ndoshta harroi qe me kish dhene leje te hyja .Une u kollita si per te thene qe ne zyre ke njerez….!
Ai, ngriti koken me mati nga koka deri tek kembet dhe me sy si te nje hetuesi me pyeti:
-Urno e fol cfar kishe ti djale!?
Une nuk fola fare por zgjata letren qe kisha mare nga punonjesi i zyres se punes.Ai e mori ne dore vuri syzet ne sy dhe po e lexonte me vemendje.
Pastaj me veshtroi ne sy; me ata syte e tij te kuq mbase nga pija apo nga pagjumesia dhe me pyeti:
-Prej ka je ti?
Une i thashe se vij nga jugu por me pare kisha punuar ne parkun e mallrave ne Rreshen.
Ai u pertyp nder dhembe dhe me nje ze si bubullime mu kthye.
-Per cfar te kane denu qe te sollen ketu tek ne..?
Une buzeqesha lehte dhe i thashe:- Nuk jam i denuar kam ardhur thjeshte per pune e dashuroj zanatin tim por meqe s’kish vend te lire ne Rreshen me sollen ketu mbasi Ju keni bere kerkese per fuqi punetore.
Ai me nje veshtrim dyshues mu kthye:
-Keshtu thoni te gjithe Ju te ”deklasumit”,po ketu s’ka numura ta dish, se po e drodhe bishtin mbas atyre telave me gjemba e ke vendin!
Mu mblodh nje lemsh ne gryke u mundova te flisja qete por nuk munda te permbahesha dhe ju ktheva:
-Meqe do ta dish jam denuar per agjitacion e propagande ndaj me sollen ketu.
Megjithate armiq me te rrezikshem jane ca njerez burokrate e servile si puna jote qe duan patjeter te bejne sa me shume armiq ne kete vend….!!!
Perlava shkresen nga tavolina dhe papritur pergjigje nga burokrati bulldok dola jashte nga zyra.
Mora rrugen per te ikur por para se te ikja sodita me keqardhje rjetat e telit me gjemba. Me tej shikoja njerez te kerrusur e te vrare tek mbanin ne shpine thase te rende dhe zera te eger qe bertisnin:
– Me shpejt me shpejt dembela….!
Isha ne Atdheun tim aty ku beheshe armik per nje fjale goje aty ku nese nuk ishe i kujdesshem dhe nuk i nenshtroheshe komunizmit te felliqur perfundoje si fatkeqet mbas telave me gjemba….!!!???

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.