“Tingujt e muzikës”, pianistja Xinyi Guo mbyll me sukses Javën Kulturore Kineze
Dita e fundit e Javës Kulturore të Kinës përkoi edhe me 1 tetorin, Festën Kombëtare të Kinës
Nga Dash Frashëri
“Le të mirëpresim Xinyi Guo me një duartrokitje!”
Dita e fundit e Javës Kulturore të Kinës – e cila përkoi edhe me 1 tetorin, Festën Kombëtare të Themelimit të Republikës Popullore të Kinës – u mbyll me koncertin e mrekullueshëm të pianistes së talentuar, Xinyi Guo, në një nga sallat e Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kryeqytet.
Koncerti pianistik “Tingujt e muzikës” u ndoq nga disa dhjetëra dashamirës së Kinës, muzikologë, përfshirë kompozitorin Zhani Ciko, por edhe nga I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Kinës, Wang Dexin, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Kujtim Xhani.
Edhe unë si një dashamirës i Kinës dhe botuesi i gazetës online “Tirana Diplomat”, mora pjesë në koncertin e kompozitores dhe pianistese së njohur kineze, Xinyi Guo, veprat origjinale muzikoret së cilës , të tilla si “Drita”, “Stacioni i Mynihut” dhe “Fjalët e kohës së dashurisë”, kanë marrë vëmendje dhe dashuri të gjerë nga përdoruesit e platformave sociale, me mbi 800 mijë fansa online.
Një sallë e tejmbushur plot, madje kishte nga ata që e ndoqën koncertin edhe të ukur kështu.
***
Koncertin e hapi Hygerta Rama, e cila bëri edhe një prezantim të shkurtër të biografisë së pianistes kineze Xinyi Guo.
“Xinyi Guo u ftua të kompozonte dhe interpretonte veprën origjinale të pianos “Kur Sherlock takohet me “Perl River” në ceremoninë e festimit të jubileut të Mbretëreshës. Ajo është ftuar gjithashtu të performojë në sallat e koncerteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Corn Exchange, West Road Concert Hall, Shaw Theatre, St Gabriel’s Pimlico, Holy Sepulcher Church, National Musicians Trust, St Margaret Pattens dhe Tonbridge Castle, etj. Në vitin 2022, muzika e saj origjinale e dhomës “Elegji” u prezantua në Koncertin e Pianos Oriental në Londër. Në të njëjtin vit, Xinyi Guo bashkëpunoi me mjeshtrin e flautit Yue Guo dhe prezantoi “Ëndrra e pallatit të kuq” në koncertin e 40-vjetorit të ‘Global Journey’. Në vitin 2023, Xinyi Guo u ftua të kompozonte dhe performonte në Gala të Festivalit të Pranverës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Festivalin e Pranverës në Trafalgar.
Koncerti nisi me dy materiale të mrekullueshme:
“Hëna e vjeshtës mbi liqenin e qetë” dhe “Lulja e jasminit”.
“Hëna e Vjeshtës mbi Liqenin e Qetë”, e njohur edhe si “Taiping i dehur,” është një pjesë muzikore kombëtare kineze e krijuar nga kompozitori Guangdong Ly Wencheng në fund të viteve 1920 kur ai vizitoi Liqenin Perëndimor në Hangzhou gjatë Festivalit të Mes-Vjeshtës. Ai u prek thellë nga peisazhi dhe e quajti “Hëna e vjeshtës mbi liqenin e qetë“një nga dhjetë vendet piktoreske të Liqenit Perëndimor, pas tij. Muzika shpreh ndjesinë e peisazhit skenik të Liqenit Perëndimor, me një melodi të butë dhe të bukur, që përshkruan peisazhin nën dritën e hënës, të pasur me poezi.
“Lulja e jasminit” – Jasmine Flower – “është një këngë popullore popullore kineze me një histori të gjatë, me origjinë nga periudha Qianlong e Dinastisë Qing. Fillimisht u quajt ” Huahuadiao ” dhe ka qenë gjithmonë një minoren folk.
Interpretimet u pritën me duartrokitje të merituara.
Performancat e tjera ishin gjithashtu po aq emocionuese.
Kënga “Duke ëndërruar” është një pjesë pianoje e shkruar nga kompozitori gjerman Schumann në vitin 1838, e përfshirë në albumin “Skenat e fëmijërisë”.
“Elegji” është një muzikë dhome e kompozuar nga Xinyi Guo, në kujtim të pianistit të njohur britanik të lindur në Kinë, Cong Fu, i cili është pianisti i parë i origjinës së saj që arriti njohje ndërkombëtare. Muzika e Cong Fu dhe libri i babait të tij ‘letra familjare e Fulei’ ka ndikuar thellë në jetën muzikore të Xinyi Guo.
“Buzë liqenit Baikal” është një këngë eterike dhe melodioze, në stilin e muzikës popullore ruse, e kompozuar nga këngëtari kinez Li Jian, version piano i improvizuar nga Xinyi Guo me tekstura dhe alternime melodike, i dërgon dëgjuesit në peizazhin e bukur të liqenit Baikal, duke i zhytur në një histori romantike.
“Tingujt e muzikës” shoqëruan në vazhdim me një pjesë të frymëzuar nga një nga 4 novelat klasike kineze, Ëndrra e pallatit të kuq. Ëndrra e pallatit të kuq u shkrua nga Cao Xueqin në Dinastinë Qing. ‘Groposja e luleve “është një muzikë e bazuar në poemën e recituar nga Lin Daiyu, protagonistja femër në këtë Roman. E gjithë poema që portretizon në mënyrë të gjallë përvojat dhe thirrjet e Lin Daiyu rreth prejardhjes së saj. Sot ajo do të improvizohet nga pianisti në një këngë pianoje, e cila përfshin edhe këngën ‘Vetulla e ngrirë’ e shkruar nga romancieri Cao Xueqin që shpreh personalitetin krenar dhe që Lin Daiyu shfaq kur fantazon për lirinë dhe lumturinë.
“Fjalët e kohës së dashurisë”, Është një këngë e kompozuar nga Xinyi Guo, që tregon një histori kohe dhe dashurie.
“Peshku i madh” është një këngë popullore e përshtypjes së filmit e përshtatur nga Yin Yue dhe Qian Lei për “Peshku i madh dhe Begonia’, pianoje të improvizuar nga Xinyi Guo.
Tema e “Ode për Flamurin e Kuq” frymëzohet flamuri i kuq, që paraqet skenën e flamurit të parë të kuq me pesë yje që u ngrit më 1 tetor 1949 kur u krijua Republika Popullore e Kinës. Muzika përfshin materiale muzikore si “Marshi i Vullnetarëve”, “E kuqja lindore” dhe “Internacionale”
“Unë dhe Mëmëdheu im” është një këngë patriotike lirike e Kinës e shkruar nga Zhang Zhi dhe kompozuar nga Qin Yongcheng në vitin 1985. Kënga është shkruar në vetën e parë dhe shpreh dashurinë e autorit për mëmëdheun. Versioni Kolektiv i Pianos është improvizuar nga Xinyi Guo.
Një koncert që i kënaqi të gjithë!
Një tufë me lule për pianisten nga Artur Nura, botuesi i portalit “Përqasje”!
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e përgëzon pianisten kineze për perfomancën e saj.
Nuk munguan edhe intervista televizive, për China Radio International, nga seksioni shqip i “Radio Ejani”, nga i mirënjohuri Gazmend Agaj.
Një mbrëmje pianistike! Një mbrëmje e bukur!
________________________________
Tiranë, më 2 tetor 2023