Koçiu takon ambasadorin italian, fokusi investimi në poliklinika
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Në takim u theksua rëndësia e marrëdhënieve miqësore dhe frytdhënëse ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
Gjithashtu u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi i vazhdueshëm përmes marrëveshjeve dypalëshe, jo vetëm në fushën e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale, por edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt procesit të integrimit në BE.
Koçiu dhe Bucci diskutuan edhe për projektet afatgjata, falë të cilave janë kryer një sërë punësh konkrete për investim në poliklinika dhe shtimin e pajisjeve spitalore në disa qytete të Shqipërisë.
Po ashtu, rëndësi e veçantë iu dha nxitjes dhe forcimit të nismave shkencore dhe teknike, si dhe forcimit të marrëdhënieve akademike në fushën e mjekësisë midis dy vendeve. /ATSH