Margariti: Masterclass-i me Ermonela Jahon, shkollë e gjallë profesionale dhe jete

Në mjediset e TKOB-së u mbajt konferenca për shtyp për masterclass-in me sopranon e njohur Ermonela Jaho.


Në mjediset e TKOB-së u mbajt konferenca për shtyp për masterclass-in me sopranon e njohur Ermonela Jaho. Pjesë e panelit përveç sopranos Jaho, ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, drejtoresha e përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina si dhe drejtori artistik Jacopo Sipari di Pesscaseroli.

“Jemi me fat që një yll ndërkombëtar si Ermonela Jaho vjen në Shqipëri për një “detyrim shpirtëror”, siç e quan ajo, për të ndarë përvojën e saj me brezat e rinj”, është shprehur ministrja Margariti.

Ermonela Jaho rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për të vijuar me masterclass-e me të rinj nga Shqipëria, por edhe vende të tjera të Europës, që janë regjistruar si pjesëmarrës.

Këtë sezon janë marrë 22 aplikime për pjesëmarrje efektive dhe 17 pjesëmarrës dëgjues.

Ministrja Margariti e ka konsideruar masterclass-in me Jahon si një shkollë të gjallë jo vetëm profesionale, por edhe jete; me një modesti të rrallë, që nga njëri sukses në tjetrin, nga një udhëtim në tjetrin ka vullnetin për të dhënë kontributin e saj në vendin e lindjes, duke shpërndarë energji pozitive dhe mesazhe shprese.

Pjesëmarrësit në këtë masterclass do të jenë nga Shqipëria, Franca, Serbia, Kosova, Italia e Mali i Zi, kryesisht të rinj të moshës nga 22-30 vjeç.

Pjesëmarrësit do të mësojnë mbi teknikën fizike të këndimit, asaj të interpretimit e këndimit, përgatitjes psikologjke të repertorit dhe ndërtimit të një roli.

Masterclass-i ofrohet krejtësisht pa pagesë dhe pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje.

Përgjatë datave 30 shtator deri më 2 tetor, pjesëmarrësit efektiv janë trajnuar nga maestro Davide Dellisanti, i ardhur nga Italia për të përgatitur këta kandidatë fitues me një masterclass, dhe për të punuar me Ermonela Jahon. Dellisanti ka punuar për rreth 6 orë në ditë për të përgatitur pjesëmarrësit.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!