
Trump në gjyq për një mashtrim 250 milionë dollarësh
Ekziston mundësia që Trump mund të humbasë disa nga pronat që janë bërë pjesë e firmës së markës së tij.

Ish-presidenti Donald Trump ka sulmuar një gjyqtar dhe një prokuror në një ditë dramatike në sallën e gjyqit, teksa ai mori pjesë në hapjen e një gjyqi për mashtrim, që mund të kërcënonte perandorinë e tij të biznesit.
Trump, organizata ”Trump”, disa drejtues dhe dy nga fëmijët e tij – Donald Jr dhe Eric – janë të pandehurit në gjyqin civil në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut.
Ata akuzohen për mashtrim, falsifikim të të dhënave afariste, dhënie të pasqyrave financiare false dhe komplot.
Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook
“Është një mashtrim, është një mashtrim. Që ta dini, pasqyrat e mia financiare janë fenomenale”, tha Trump.
“Nuk ka asnjë krim – krimi është kundër meje”, shtoi ai.
Javën e kaluar gjykatësi Engoron vendosi kundër zotit Trump në një kërkesë qendrore të padisë, duke gjetur se ai kishte mbivlerësuar pronat e tij me qindra miliona dollarë për të marrë kredi bankare të favorshme.
Avokatët e zotit Trump iu drejtuan gjykatës menjëherë më pas, duke sulmuar argumentet e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut.
Ajo pretendoi se Trump nuk e ka fryrë vlerën e aseteve të tij – përfshirë resortin e tij Mar-a-Lago në Florida.
”Pasuritë e paluajtshme ishin të lakueshme”, tha ajo.
Çështja do të vendoset nga gjyqtari Engoron, jo një juri.
Ekziston mundësia që Trump mund të humbasë disa nga pronat që janë bërë pjesë e firmës së markës së tij.
Marrë nga ATSH