Kumbaro: Turizmi kryefjala e vitit, 8.3 milionë vizitorë të huaj në janar-shtator

Ministrja Kumbaro përmendi si suksese të sezonit turistik veror 2023, Kalendarin e Unifikuar të Eventeve TEA, si dhe numrin e lartë të vizitorëve në Zonat e Mbrojtura


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se në periudhën janar-shtator vendi ynë u vizitua nga 8.3 milionë vizitorë të huaj.

Në një takim për bilancet e sezonit turistik veror, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht zv/kryeministrja Belinda Balluku, ministri i Brendshëm Taulant Balla si dhe kryetarët e bashkive, operatorë të turizmit e përfaqësues të tjerë të sektorit, ministrja Kumbaro theksoi se, “turizmi ishte kryefjala e vitit dhe kartëvizita që po shoqëron kudo Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, diplomatike dhe mediatike”.

“Në këtë vit, që meriton të quhet turistik, u krenuam, si me Tiranën që është kthyer në destinacion të mirëfilltë turistik si një laborator arkitekturor modern por edhe plot energji rinore, sportive dhe kulturore, ashtu edhe agroturizmet nga Tropoja, apo Thethi deri në Elbasan, Ersekë e Tepelenë, me lumin Vjosa në krye, pa përmendur këtu epitetet lavdëronjëse për bregdetin tonë nga mediet e huaja. Thënë kjo, sfida dhe përgjegjësia bëhet edhe më e madhe, sepse pritshmëritë do të jenë shumë më të larta për vitin që vjen, prandaj, kjo do të jetë kryefjala: përgjegjësia për të mos zhgënjyer asnjë turist në 2024”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se “muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30 % më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar. Nuk i përmend për t’u krenuar por për t’u ndërgjegjësuar se kur vendi përshkohet, jetohet, eksperimentohet, udhëtohet, nga gati 5-fishi i popullsisë së qëndrueshme, përgatitja, mobilizimi dhe vëmendja, madje dhe alerti, janë dhe duhet të jenë shumë më lart”.

Në analizën e sezonit turistik veror, ministrja Kumbaro foli për punën e bashkive dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin e territorit, ku sipas saj lufta me mbetjet ende nuk është fituar dhe nga ana tjetër përmendi bashkëpunimin e suksesshëm me të gjithë aktorët që morën pjesë në mbarëvajtjen e sezonit turistik veror si Policia Kufitare, Policia e Shtetit, Urgjenca Kombëtare, etj.

Ministrja Kumbaro përmendi si suksese të sezonit turistik veror 2023, Kalendarin e Unifikuar të Eventeve TEA, si dhe numrin e lartë të vizitorëve në Zonat e Mbrojtura.

“Këtë sezon i dhamë të gjithë vizitorëve një udhërrëfyese, një mikeshë në zbulimin e eventeve siç ishte TEA – Kalendari i Unifikuar i Eventeve Turistike, që në vetëm 2 muaj është shkarkuar më shumë se 23 mijë herë. Dhe s’mund të lë pa përmendur as vizitorët në Zonat e Mbrojtura, të cilat janë më shumë se asnjëherë tjetër, plot 3,2 milionë deri në muajin gusht, me qindra mijëra shqiptarë e të huaj që zgjodhën të futen në brendësi të territorit, në parqet natyrore e kombëtare, nga Alpet e Shqipërisë, e deri në Syrin e Kaltër.
Është konkretizimi më i mirë se ekoturizmi nuk është një term që i përket strategjive, por realiteti i pashmangshëm e aq shumë i dëshirueshëm njëkohësisht”, vazhdoi Kumbaro.

Për sa i përket nisjes së përgatitjeve dhe prioriteteve për vitin e ardhshëm, Kumbaro përmendi ndarjen e stacioneve të plazheve, projekligjin e ri për turizmin, strategjinë e re të turizmit dhe së fundi, instrumentin e ri të statistikave për turizmin sipas meteodologjisë ndërkombëtare të miratuar nga Organizata Botërore e Turizmit.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kumbaro u ndal edhe tek eventet e planifikuara për vitin e ardhshëm që ndikojnë direkt në promovimin e Shqipërisë, siç janë panairi “FITUR Madridt”, “ITB Berlin” dhe mikpritja në Tiranë mbi 40 ministra nga gjithë Evropa në organizmin e Komisionit Europian të Organizatës Botërore të Turizmit. /ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.