Sulmi serb në Banjskë, DASH: I koordinuar dhe i planifikuar
Departamentit Amerikan të Shtetit: të dalin para drejtësisë përgjegjësit
Sulmi serb i 24 shtatorit në Banjskë ishte koordinuar dhe i planifikuar, thuhet në një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, është shprehur zëvendëszëdhënësi i DASH, Vedant Patel.