Aksidenti tragjik në Itali, Shqipëria shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme: I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik në Mestre të Italisë.
“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre”, thuhet në një reagim të MEPJ.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, thekson MEPJ.
Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se, sipas informacioneve deri tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që kanë humbur jetën.
Një autobus ka rënë nga një mbikalim i Vempës në Mestre duke marrë flakë, sipas “Il Messaggero”.
Rezulton se aksidenti shkaktoi disa dhjetëra të plagosur dhe të paktën 21 të vdekur, mes të cilëve dy fëmijë.