Konferencë shkencore mbarëkombëtare për Arbërinë në Akademinë e Shkencave

Në këtë konferencë, që do të mbahet nga datat 9-10 tetor, do të marrin pjesë mbi 40 studiues dhe albanologë nga vendi dhe të huaj.


Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të mbajë konferencën shkencore mbarëkombëtare “Nga Shteti i Àrbërit tek Arbëria në shekujt e humanizmit europian” në 555-vjetorin e vdekjes të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Në këtë konferencë, që do të mbahet nga datat 9-10 tetor, do të marrin pjesë mbi 40 studiues dhe albanologë nga vendi dhe të huaj.

Konferenca organizohet në bashkëpunim me bashkinë e Mirditës, Dioqezën e Mirditës, Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar.

Dita e parë e konferencës do të nisë në oborrin e kishës së Shën Mërisë në Gëziq (Ndërfanë) në Mirditë, ku pjesëmarrësit do të priten nga dom Umberto Boero.

Këtë ditë do të bëhet dhe ndarja e certifikatave të falënderimit nga përfaqësuesit e familjeve me kontribute për ruajtjen e objekteve historike që dëshmojnë ekzistencën e Shtetit të Arbnit 8 shekuj më parë.

Veprimtaria do të vijojë me një program artistik me këngë e valle mirditore.

Dita e dytë e konferencës do të nisë në Akademinë e Shkencave, në sallën “Aleks Buda”, ku do të mbahen 5 seanca plenare. Seancat do të drejtohen përkatësisht nga Pëllumb Xhufi e Lucia Nadin (Venezia, Itali); Neritan Ceka e Andrea di Giuseppe; Bardhyl Demiraj e Aristotel Spiro; Ermal Baze e Marenglen Kasmi; Albert Doja dhe Eno Koço. Kumtesat që do të mbahen në këtë konference do të sjellin risi për arbërit në shekujt e Mesjetës, zhvendosjen e arbëreshëve në Itali dhe procesin e asimilimit në Venecia; aspekte të organizimit kishtar në trojet e peshkopatës Arbanense gjatë shekujve; historitë e qyteteve arbërore dhe komunikimin e tyre me Europën, kultet arbërore, historinë e Skënderbeut, shtrirjen e Arbërit në shekujt e Mesjetës, si dhe të dhëna të reja për dorëshkrimet e shqipes, duke përfshirë edhe çështje të tjera të gjuhësisë, religjionit, trashëgimisë, arkeologjisë dhe historisë; vështrime të reja mbi statuset e Shkodrës, muzikën tradicionale arbërore, etj

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…