“Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”

REPORTAZH nga Java Kulturore Gjermane. Ekspozita e hapur në QKLL përmban 300 libra gjermanisht


Nga Dash Frashëri

“Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”

Një aktivitet i mrekullueshëm! I organizuar nga Ambasada e Gjermanisë, Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frankfurt dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në kuadër të Javës Kulturore Gjermane.

Mbi 300 libra në gjuhën gjermane iu prezantuan dashamirësve të librit në ambinet e bukura të Qendrës.

Aktivitetin e nderoi ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.

I ftuari special i mbrëmjes ishte Juergen Boos, Drejtori i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, më i madhi në botë, me mbi 200 mijë libra në stendat e tij dhe që bën bashkë mbi 1500 botues nga i gjithë globi, ku i përfshirë është dhe një pavion i librit shqiptar dhe shtëpi botuese nga Shqipëria.

Morën shumë dashamirës të librit dhe jetës kulturore, dhe midis tyre edhe shkrimtarë të njohur si Besnik Mustafaj, poetja Mimoza Ahmeti,  botuesja Arlinda Dudaj, studiuesi Dorian Koçi, menaxheri i Bukinist, Albert Gjoka, etj.

E prita me shumë kureshtje këtë aktivitet, jo vetëm si botues i gazetës online “Tirana Diplomat”, por edhe si njohës i mirë i gjuhës gjermane.

I ftuari special i mbrëmjes ishte Juergen Boos, vlerësoi faktin që libri gjerman është i pranishëm prej vitesh në Shqipëri dhe me përkthime të autorëve më të shquar gjermanë.

“I nderuar Ambasador, Z. Bergner, E nderuara drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Bardhyli, E nderuara Drejtoreshë e Qendrës Goethe, Znj. Kuka I dashur Robert dhe të nderuar pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës të këtij eventi, Pse Shqipëria?”

Kjo pyetje më është bërë shumë ditët e fundit në Gjermani, kur përmenda se do të vija këtu për vizitë. “Pse Shqipëria?” Dhe tani po tregoj. Se hapësira gjuhësore e shqipes shtrihet përtej Shqipërisë në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe inkurajon diversitetin në letërsi. Se shumë shtëpi botuese dhe librari janë ngritur këtu që nga viti 1991.

Kur më në fund ato patën mundësinë të frymëmerrnin ajrin e shprehjes së mendimit të lirë. Se autori shqiptar Ismail Kadare – i njohur edhe në Gjermani – e merr materialin për veprat e tij– nga një jetë mes totalitarizmit dhe trazirave politike.

Dhe sepse do të doja të shihja – në vlerësim më të madh të stendave të deritanishme në Frankfurt – edhe më shumë letërsi shqipe në panairin e librit në një të ardhme të afërt. (qesh) Por përpara se të vijë plotësimi i kësaj dëshire, vjen fillimisht në Shqipëri letërsia gjermane: Ekspozita jonë “Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe!” ka udhëtuar tashmë nga Taipei përmes Tbilisit dhe Tel Avivt, për pasur stacionin e saj tani këtu në Tiranë.

Dhe jo se ka pasur ndonjë udhëzim nga Ministria e Jashtme për të udhëtuar vetëm në qytete që u fillon emri me germën “T”. (Qesh.) Por tani diçka serioze: Kulla ndricuese (fari i kësaj ekspozite është Erich Maria Remarque, klasiku i letërsisë kundër luftës me: “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”. Një vepër që nacional-socialistët e konsideruan aq të rrezikshme në atë kohë, sa që me sa duket iu desh ta ndalonin dhe ta digjnin publikisht. Do të doja që një letërsi e tillë kundër luftës të luante edne një rol vendimtar në stetmin arsimor klasik sot.

Por fatkeqësisht nuk ndodh kështu. Me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, ne na duhej të jepnim një shembull teksa kuronin TREGIMET tona GJERMANE: Me koleksionin “Dhe Paqja – Politika e Paqes në librat gjermanë” nuk po nderojmë vetëm veprën jetësore të Erich Maria Remarques.

Ne gjithashtu po prezantojmë veprat aktuale për luftën dhe paqen, për revoltën dhe pacifizmin: nga kolonializmi gjerman te maskuliniteti i ri e deri te levizja Fridays For Future. Shumë nga rreth 300 tituj janë në dispozicion tuaj edhe në përkthimin shqip. Sepse edhe nëse “gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”, siç thotë titulli i ekspozitës: ndonjëherë jeta është shumë e shkurtër për mësimin e Gramatikës Gjermane. (Qesh). Së fundmi, do të doja t’ju rekomandoja përzëmërsisht pjesëmarrjen në leximin e mikut tim, Robert Menasse. Sepse nesër ai do të lexojë dhe do të flasë me botuesen e tij Arlinda Dudaj në librarinë Adrion për romanin e tij të ri “Zgjerimi”, i cili flet për Shqipërinë e sotme. Ne të dy jemi takuar disa herë në misionet tona për letërsinë gjermane në mbarë botën, duke përfshirë edhe Brazilin. Sa mirë që jam edhe këtu me ty këtë mbrëmje, i dashur Robert!”

Alda Bardhyli, Drejtoresha e Qedrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, theksi se libri bashkon kulturat, dhe fakti që janë prezantuar edhe libra gjermanë të përkthyer në shqip, i bashkon këto dy kultura.

“Kur 300 librat që janë ekspozuar sot në hapësirën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, mbërritën dy javë më parë me kuti nga Frankurti, si një njeri që kam lidhur jetën me librin, dhe e ndjej praninë e tij nga larg, nxitova të shihja këto botime që shpalosin botën e një kulture të madhe të historisë botërore, dhe u preka teksa mora në dorë Rilken, apo Remark. „I vetmi udhëtim i vërtetë është ai i brendshmi“, Mu kujtua kjo thënie e Rilkes thënë nga një prej përkthyesve të njohur të gjermanishtes në shqip Afrim Koci, gjatë kohës kur përkthente Malin Magjik të Tomas Mann.

Në një kohë kur letërsia, libri, kultura ndodhen përballë konteksteve të reja kulturore dhe gjeopolitike, ku lufta në Ukrahinë, pandemia kanë sjellë zhvillime që na kujtojnë pikërisht veprat e një pjese të autorëve që janë në këtë ekspozitë, që shpalosin luftën, një botë që udhëton së brëndshmi është gati si një shpëtim për të gjithë ne.

Letërsia e madhe gjithnjë e ka frymëzuar njeriun drejt kohërave më të mira. Ndaj nevoja për tu mbështetur tek kultura, tek libri, tek shkrimtarët është ndoshta nevoja më e rëndësishme e kohës kur jetojmë. I nderuar Juergen Boss Ju falenderoj nga zemra që jeni sot këtu. E ardhmja depërton brenda nesh shumë kohë përpara se ajo të vijë“, thoshte Rilke.

Dhe duket sikur kjo hapësirë e kishte parandjerë këtë ekspozitë, pasi vetëm disa muaj më parë, ne hapëm këtu një ekspozitë me imazhe të botimeve gjermane në shqip, për të nderuar gjithë përkthyesit nga bota gjermanofolëse, që i kanë kushtuan jetën marrëdhenieve mes dy kulturave.

Ndaj, më lejoni tju urojë mirëseardhjen dhe ti urojë kësaj ekspozite një udhëtim të bukur me lexuesin shqiptar, që gjithnjë e ka dashur letërsinë që ka ardhur nga vendi juaj, dhe është mbështetur tek ajo plot shpresë atëherë kur kufijtë ishin mbyllur, dhe libri ishte e vetmja hapësirë që na bënte bashkë”, tha drejtoresha Alda Bardhyli.

Hapja e ekspozitës së librit në gjuhën gjermane nga Panairi i Librit të Frankfurtit

Ekspozita “Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”

Posted by Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit on Wednesday, October 4, 2023

Aktivitetet e “Tetorit gjerman”, theksoi ambasadori Bergner, e lidhin edhe më shumë kulturalisht Shqipërinë me Gjermaninë.

Ambasadori gjerman falënderoi drejtoreshën e Qendrës, Alda Bardhylin, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin,

Hapja e ekspozitës së librit në gjuhën gjermane nga Panairi i Librit të Frankfurtit

Hapja e ekspozitës së librit në gjuhën gjermane nga Panairi i Librit të Frankfurtit

Posted by Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit on Wednesday, October 4, 2023

Aktiviteti u ndoq nga mediat më të njohura shqiptare.

***

Një foto simbolike të aktiviteti edhe me Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipërisë, Karl Bergner dhe Juergen Boos, Drejtorin e Përgjithshëm të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, më i madhi në botë.

Një aktivitet i mrekullueshëm!

___________________________________
Tiranë, 5 tetor 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…