Rama në Spanjë: Shpallja e zisë nga Serbia e ndëshkueshme, BE të reagonte

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë, ku po merr pjesë në punimet e samitit të tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC)


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Spanjë, ku po merr pjesë në punimet e samitit të tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili po zhvillohet në qytetin e Granadës e ku janë të pranishëm gjithashtu, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga rreth 50 vende europiane.

Në nisje të punimeve të samitit, kryeministri Edi Rama u shpreh për mediet e pranishme, se “kjo është një platformë për të zhvilluar gjithashtu edhe diskutime për çështjet konkrete, por nuk është një platformë nga e cila mund të prisni që në fund të ditës të ketë një çështje konkrete, e cila merr zgjidhje apo një krizë, e cila merr zgjidhje. Është platformë e një ndërveprimi shumë të rëndësishëm”.

I pyetur nëse është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, Rama tha se “jam shumë i shqetësuar. Jam shumë i shqetësuar dhe të gjithë jemi shumë të shqetësuar, pasi është një situatë shumë, shumë e rrezikshme dhe ka ardhur tanimë në një pikë, ku vit pas viti rreziku potencial është rritur. Aktivitetet kriminale në atë pjesë ku jeton kryesisht pakica serbe, përputhen tërësisht me një axhendë politike dhe me shumë nacionalizëm, kështu që është shumë, shumë e rrezikshme”.

Pyetjes nëse BE ka marrë masa kundër Kosovës dhe nëse mendon që është koha që BE të marrë masa edhe kundër Serbisë, Rama iu përgjigj se “jo vetëm e mendoj, por për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk është linjëzuar me deklaratën e politikës së jashtme të BE, saktësisht për shkak të kësaj. Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në dakordësi të plotë me BE dhe SHBA në raport me nevojën që autoritetet kosovare të ecin përpara dhe të jenë proaktive dhe konstruktive në dialog dhe nga këndvështrimi ynë të përfitojnë maksimalisht nga plani franko-gjerman që është absolutisht një hap mjaft i rëndësishëm përpara dhe një marrëveshje shumë e mirë për Kosovën dhe për rajonin, por në të njëjtën kohë vetëm fakti që Republika e Serbisë e shpalli ditë zie kombëtare për të mbajtur zi për pjesëtarët e atij grupi kriminal paraushtarak që vrau policin, ishte e mjaftueshme për Bashkimin Europian që të çohej dhe të thoshte kjo nuk është europiane. Kjo nuk është e pranueshme. Kjo nuk është drejtësi dhe është e ndëshkueshme”.

I pyetur nëse ka frikë se mos ka luftë, Rama tha se “lufta është një fjalë e madhe, por përpara se të jetë shumë vonë duhen marrë masa, dhe ne po e ndjekim mjaft nga afër. Është shumë e rëndësishme që ka vullnet shumë të fortë dhe ka lëvizje brenda NATO-s për të përforcuar misionin e KFOR-it në veri sepse kufiri aty është bërë tërësisht poroz, transparent dhe të gjitha llojet e armatimeve, të gjitha llojet e trafiqeve të tjera kriminale po ndodhin. Në të njëjtën kohë, shpresojmë fort që do të rinisë dialogu”.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…