Denaj takon Peleg: Bashkëpunim Shqipëri-Izrael në fushën e bujqësisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti Galit Peleg, ambasadore e Izraelit në Shqipëri.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti sot në një takim Galit Peleg, ambasadore e Izraelit në Shqipëri.
Denaj informoi se në takim u diskutua për disa çështje të rëndësishme për bujqësinë, me potencial për bashkëpunimin Shqipëri-Izrael, siç është zhvillimi i teknologjisë, inovacioni dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore sipas praktikave më të mira të prodhimit në bujqësi.
“Do të vendosim në zbatim një program për trajnimin e ekspertëve të ministrisë, përmes agjencisë izraelite MASHAV (Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar), që ka të bëjë me përcjelljen e njohurive për aplikimin e metodave novatore dhe teknologjive të larta në bujqësi”, theksoi ajo.
Denaj informoi se në takim u diskutua gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona në të ardhmen, duke pasur në perspektivë nënshkrimin e marrëveshjeve ndërministrore në fushën e bujqësisë.