Nuk ka njerez, o njerez! Të frenojmë shpopullimin e Shqipërisë!
Sivjet ishin 30 mije maturante ne shkalle vendi. Ne 2018 ishin 37 mije.
Nga Mentor Kikia
Nuk ka njerez, o njerez!
Ka nje debat te madh keto dite mbi renien e numrit te studenteve, mbylljen e disa degeve apo disa universiteteve.
Ka akuza per renie te cilesise se arsimimit etj.
Padyshim qe shkollat kane pjesen e vet te mekatit ne kete qe po ndodh, por ka nje gje edhe me keq se kaq.
Nuk ka njerez, o njerez!
Sivjet ishin 30 mije maturante ne shkalle vendi. Ne 2018 ishin 37 mije.
Cdo vit bie numri i maturanteve ne teresi.
Disa aplikojne direkt per ne “Fakultetin e Detarise” ne La Mansh.
Cdo vit rritet numri i maturanteve qe ikin jashte per studime, me te shumtet me qellimin per te mos u kthyer me.
Bie numri studenteve sepse bie numri i maturanteve, sepse cdo vit bie numri i nxenesve. Sepse cdo vit bie numri i femijeve qe lindin. Sepse cdo vit bie numri i familjeve qe jetojne ne Shqiperi.
Edhe me keq do te behet nese vazhdojme ta braktisim vendin tone me keto ritme.
Te frenojme shpopullimin e Shqiperise.
Shperndaje kete mesazh, bashkoju edhe ti levizjes qytetare “Mos ik-Qendro-Vepro”