Amerika Qendrore respekton parimin “Një Kinë”

Që nga viti 2017, Panamaja, Republika Dominikane, El Salvadori, Nikaragua dhe Hundurasi si vende anëtare të Parlamentit të Amerikës Qendrore, ndërprenën të ashtuquajturat “marrëdhënie diplomatike” me Tajvanin


Nga Dr. Enriko Ceko

Amerika Qendrore respekton parimin “Një Kinë”. Që nga viti 2017, Panamaja, Republika Dominikane, El Salvadori, Nikaragua dhe Hundurasi si vende anëtare të Parlamentit të Amerikës Qendrore, ndërprenën të ashtuquajturat “marrëdhënie diplomatike” me Tajvanin dhe krijuan ose rivendosën lidhjet zyrtare me pjesën kontinentale të Kinës, duke zëvendësuar ishullin me Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës me të drejtën si vëzhguese e përhershme e këtij parlamenti dhe në prillin e vitit të kaluar (2022) komunikoi se pranon parimin “Një Kinë”.


Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhao Leji(i djathti) takohet me kryetarinn e Parlamentit të Amerikës Qendrore Amado Cerrud Acevedo(i majti),22 shtator 2023(Foto:Xinhua)

Parlamenti i Amerikës Qendrore , që përbëhet nga Guatemala, El Salvadori, Hondurasi, Nikaragua, Panamaja dhe Republika Dominikane, është institucioni politik dhe organi parlamentar i Sistemit të Integrimit të Amerikës Qendrore (SICA), me seli në Guatemala City. Origjina e këtij parlamenti, që në arenën ndërkombëtare njihet edhe si PARLACEN daton që në vitet 1980. Traktati për themelimin e Parlamentit të Amerikës Qendrore dhe organeve të tjera politike u nënshkrua në vitin 1987 dhe sesioni i tij i parë zyrtar u mbajt më 28 tetor 1991.

PARLACEN si organ politik në rajon është pjesë e Sistemit të Integrimit të Amerikës Qendrore SICA, i krijuar nga Protokolli i Tegucigalpës në Kartën e Organizatës së Shteteve Amerikane (ODECA), nënshkruar më 13 dhjetor 1991. SICA ka synimin themelor për të realizuar një integrim që është përfaqësues politik dhe ideologjik në një sistem pluralist demokratik që garanton zgjedhje të lira dhe pjesëmarrje në kushte të barabarta për partitë politike.

Ky parlament vepron si një organ i përhershëm politik për të përfaqësuar opinionet dhe për të kryer analiza dhe diskutime rreth çështjeve politike, ekonomike dhe kulturore me interes të përbashkët, të kushteve themelore për demokracinë, paqen dhe integrimin e Amerikës Qendrore, si dhe të hartohen nisma për realizimin e tij. Si parlament i këtyre vendeve ai është i ngarkuar për të çuar më tej të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare, për të arritur një bashkëjetesë paqësore në kuadrin e sigurisë dhe mirëqenies sociale, një mision i cili është i bazuar në demokracinë përfaqësuese dhe pjesëmarrëse, në pluralizëm dhe në respektimin e legjislacionit kombëtar dhe të drejtës ndërkombëtare. PARLACEN, sipas të drejtës ndërkombëtare ka statusin e një personi juridik sipas të drejtës ndërkombëtare.


Selia e Parlamentit të Amerikës Qendrore

Kompetencat e këtij parlamenti janë: (1) Propozimi i legjislacionit në lidhje me integrimin, (2) Kontrolli demokratik i integrimit dhe (3) Iniciativa për të thelluar dhe përforcuar integrimin dhe detyrat e tij janë: (1) Promovimi i procesit të integrimit dhe drejtimi i bashkëpunimit sa më të madh ndërmjet shteteve të Amerikës Qendrore (2) Propozimi i projekt-traktateve dhe marrëveshjeve që do të negociohen nga shtetet e Amerikës Qendrore dhe formimi i një opinioni për atë që propozon SICA, (3) Krijimi i komisioneve të posaçme për të përcaktuar mospërputhjet ndërmjet shteteve që mund të ndikojnë në integrim, (4) Ndihma për të konsoliduar një formë qeverisjeje demokratike, pluraliste dhe pjesëmarrëse në shtetet e Amerikës Qendrore, (5) Promovimi i vlefshmërisë së ligjit ndërkombëtar, (6) Njohja e autoriteteve zyrtare ekzekutive të SICA dhe (7) Njohja e buxheteve të institucioneve të IKSHK-së.

Tashmë shtete me statusin vëzhgues janë: (1) Kina, (2) Meksika, (3) Venezuela, (4) Porto Riko dhe (5) Maroku, ndërsa Tajvani ka patur statusin e vëzhguesit midis periudhës 1999 ‘ 2923, por, në prill 2022, Asambleja Plenare e PARLACEN votoi për revokimin e statusit të vëzhguesit të përhershëm të organit legjislativ të Tajvanit dhe përfshirjen e Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës si vëzhgues të përhershëm. Votimi u bë me kërkesë të delegacionit të Nikaraguas, i cili argumentoi se “Tajvanit i mungon njohja si një shtet sovran në Kombet e Bashkuara” dhe se “statusi i vëzhguesit që Tajvani mban në PARLACEN është i paligjshëm për shkak të mungesës së statusit ligjor”, duke vënë në dukje gjithashtu. një rezolutë të OKB-së në lidhje me përfaqësimin e Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

°Ky vendim historik, që ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, tregon edhe një herë se parimi i “Një Kine” është një normë e njohur botërisht dhe se mbështetja dhe respektimi i këtij parimi është një prirje e parezistueshme e kohës,”, tha me këtë rast Zhao, kryetar i Komitetit të Përhershëm të NPC që më tej theksoi se “marrëdhëniet e Kinës me vendet e Amerikës Qendrore po zhvillohen me një vrull të shëndoshë dhe të gjitha vendet me të cilat Kina ka marrëdhënie diplomatike në rajon janë bashkuar në përpjekjet për të ndërtuar Brezin dhe Rrugën”.


Protestë në ShBA kundër “vizitës së tranzitit” të lideres tajvaneze, 4 prill 2023(Foto:VCG)

Kina prej kohësh ka shprehur gatishmërinë që të punojë me vendet e Amerikës Qendrore për të forcuar bashkëpunimin në fusha të tilla si infrastruktura bujqësore, investimet dhe mjetet e jetesës së njerëzve, për të zgjeruar konsensusin strategjik, solidaritetin dhe koordinimin dhe për të kundërshtuar hegjemonizmin, politikën e pushtetit, unilateralizmin dhe barrierat tregtare, duke promovuar bashkërisht ndërtimin. të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Çështja e Tajvanit është mjaft sensitive për Kinën, e cila mbështet fuqimisht parimin “Një Kinë”, si parakusht për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të këtij rajoni, pasi çështja e Tajvanit është përdorur shpesh për të prishur bashkëpunimin dypalësh midis Kinës dhe vendeve të tjera.

Duket se në arenën ndërkombëtare tashmë dominon pikëpamja se Parlamenti i Amerikës Qendrore ka marrë një vendim historik, korrekt dhe që kontribuon realisht dhe fuqishëm në nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve të Amerikës Qendrore dhe Kinës në politikë, ekonomi, tregti, kulturë dhe fusha të tjera.

Ministria e Jashtme kineze e vlerësoi këtë veprim duke theksuar se: “Kina e mirëpret dhe e vlerëson shumë rezolutën, e cila edhe një herë demonstron plotësisht se respektimi i parimit “Një Kinë” është një prirje e pandalshme e kohës dhe është vullnet i popullit, ndërsa Zyra e Këshillit të Shtetit për Çështjet e Tajvanit, pasi vlerësoi vendimet e sakta të marra nga PARLECEN, theksoi se; “kjo dëshmon se përpjekjet e autoriteteve të Partisë Demokratike Progresive për t’u mbështetur në forcat e huaja për pavarësi janë të destinuara të dështojnë°.

Reuters, një ndër agjencitë më të mëdha dhe serioze të lajmeve në botë theksoi me këtë rast se “PARLACEN miratoi përfshirjen e Kinës dhe dëbimin e rajonit të Tajvanit si vëzhgues i përhershëm pas më shumë se dy dekadash, ndërsa dëbimi i ishullit nga Kombet e Bashkuara ka ndodhur që në vitin e largët 1971, dhe ky veprim i OKB-së e konsideron Tajvanin si një provincë të Kinës, gjë që në mënyrë logjike e skualifikon Tajvanin nga pjesëmarrja si një vend i pavarur në organizma ndërkombëtare të çfarëdo natyre”.

Sipas shumë specialustëve të fushës të të drejtës ndërkombëtare, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe biznesit ndërkombëtar, ndikimi i Kinës në Amerikën Latine dhe veçanërisht në Amerikën Qendrore, është rritur cilësisht në dekadën e fundit, duke konsistuar në lidhje më të ngushta me vendet e rajonit në fushat e ekonomisë dhe tregtisë, marrëdhënieve politike dhe diplomatike, etj. Sipas këtyre specialistëve, pozicioni i rajonit të Tajvanit në organizata të tjera ndërkombëtare do zëvendësohet nga Kina në të ardhmen e afërt dhe në vazhdimësi.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.