Rama: Emigracioni i paligjshëm dhe inteligjenca artificiale në fokus të takimeve në Spanjë

Koordinimi i forcave dhe i kontributit të përbashkët lidhur me emigracionin e paligjshëm ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot në Spanjë


Koordinimi i forcave dhe i kontributit të përbashkët lidhur me emigracionin e paligjshëm ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot në Spanjë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, kryeministrit të Holandës Mark Rutte dhe presidentit të Francës Emanuel Macron.

Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Rama, në një intervistë televizive nga Granada, ku po merr pjesë në punimet e samitit të tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Këtu formati është me tryeza të ndryshme. Kemi bashkëdrejtuar së bashku me kryeministrin e Suedisë një tryezë për digjitalizimin dhe inteligjencën artificiale në aspektin e qasjes së qeverive”, tha ai.

Po ashtu, Rama tha se ka pasur një tjetër tryezë me presidenten e Komisionit dhe liderët e Francës, Italisë, Holandës e Britanisë së Madhe për çështjen e koordinimit të forcave dhe të kontributit të përbashkët lidhur me emigracionin e paligjshëm.

“Natyrisht kemi folur edhe për eksperiencat tona të mëparshme në fillim të viteve 2000, që kanë qenë eksperienca të suksesshme në aspektin e koordinimit të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë dhe eksperienca të mëvonshme me Francën e Britaninë e Madhe. Në këtë aspekt vazhdon funksionon ky komunitet, një komunitet të barabartësh ku krijohen tryeza, grupe të ndryshme, për të çuar para pjesë të axhendës së përbashkët europiane”, tha Rama.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.