Rama pret ministren e Jashtme gjermane, Baerbock
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Ky takim vjen në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.
Baerbock vizitoi sot Tiranën, pasi mori pjesë në punimet e ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.
24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u mblodhën sot në Tiranë në takimin e ministrave të Jashtëm, i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.