Abazoviç: Çdo përpjekje e Ramës shkon për të pasur rajon në paqe
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi sot se “çdo veprim i Kryeministrit Edi Rama shkon në një drejtim që të kemi një rajon në paqe”.
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi sot se “çdo veprim i Kryeministrit Edi Rama shkon në një drejtim që të kemi një rajon në paqe”.
Në një prononcim për mediet, ndërsa ishte i pranishëm në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, i pyetur mbi deklaratat e Kryeministrit Rama për prezencën e KFOR në veri të Kosovës, Abazoviç theksoi se “veprimet e tij dhe çdo aktivitet i madh i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtimin, që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit”.
“Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës, pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe”, tha Abazoviç.