Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Manastirliu: Historike për arsimin tonë

Hapja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë është iniciuar një vit më parë nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Bashkimit Evropian të vendeve të Ballkanit në Tiranë


Në Tiranë u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës në Shqipëri.

Ky memorandum u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishte i pranishëm Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi dhe i Ngarkuari me Punë të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ministrja Manastirliu tha se “finalizojmë një prej atyre ëndrrave që lindën kur ne kërkuam që të jemi si gjithë Evropa dhe në fakt nëse ka një emërues të përbashkët që na lidh së bashku dhe që na çon edhe më shpejt në Evropë është arsimi. Kolegji i Evropës, kampusi i Tiranës është një moment historik, në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe të përafrimit me Bashkimin Evropian”.

“Ky është një tjetër hap që po bëhet realitet nëpërmjet firmosjes së këtij memorandumi dhe gjithë punëve që ne kemi përpara për të filluar me vitin akademik 2024-2025 dhe më pas për ta shtrirë në të gjitha vitet dhe për ta zgjeruar”, tha Manastirliu.

Sigurisht, vijoi Manastirliu, që nëpërmjet mbështetjes së Komisionit Evropian , vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor që kjo ngjarje e madhe po ndodh në vendin tonë.

Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, tha se “është një moment historik, më në fund ne e sjellim Kolegjin e Evropës jashtë Bashkimit Evropian”.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “jam vërtet mirënjohjes që keni zgjedhur Tiranën për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës”.

“Vjet Tirana ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe patëm rreth 1600 aktivitete, qyteti gëloi nga jeta. Këtë vit jemi Qyteti Evropian i Sportit dhe më vjen mirë që, në këto dy vite ku ne kemi qenë një Kryeqytet Evropian në një nga këto tema kryesore, si rinia dhe sporti, praktikisht po mbyllim vitin me një super lajm. Kështu që, jam vërtet mirënjohës që keni zgjedhur Tiranën. Do të jetë një nga tre kampuset, pas Bruzh-it dhe Natolin-it, dhe besoj do të jetë kampusi më energjik dhe më entuziast, ku do të kemi edhe shumicën e kërkesave për një qytet si Tirana që është “afër detit, afër mbretit”, një qytet plot jetë,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se, Shqipëria, me hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, po vendos një tjetër një gur të çmuar drejt Shqipërisë evropiane.

“Ne duhet të kuptojmë për çfarë është Bashkimi Evropian, në Bashkimin Evropian duhet ta kryejmë këtu. Ka qenë insistimi i kryeministrit që, pjesë e konceptit tonë për të bërë një Shqipëri evropiane është edhe prania e institucioneve evropiane. Pra, edhe këmbëngulja e tij për të pasur Kolegjin e Evropës këtu, ka qenë diçka që ne si bashki e kemi përqafuar dhe mezi presim të kthehet në histori suksesi. Është ajo që thoshte Zhan Mone: Ne nuk po krijojmë një komunitet shtetesh, po krijojmë një komunitet njerëzish. Ndaj, shpresoj që në këtë komunitet njerëzish, që quhet Bashkimi Evropian, ky të jetë një gur i çmuar në Tiranën tonë dhe në Shqipërinë evropiane,” deklaroi Veliaj.

Hapja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë është iniciuar një vit më parë nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Bashkimit Evropian të vendeve të Ballkanit në Tiranë.

Ky është kampusi i tretë i Kolegjit të Evropës dhe i pari që do të jetë jashtë Bashkimit Evropian.

(Marrë nga ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.