Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore në Shkodër të quhet “Prenk Jakova”
Plotësisht dakord me mendimin e prof.V.S.Tole, që ky Takim të mbesë në Shkodër i përvitshëm
Nga Robert Prendushi
Reflektim: Mbi Takimin Ndërkombëtar të Orkestrave frymore në Shkodër (6-7 tetor 2023).
Ishim aty, edhe pse virtualisht, në atë atmosferë që vetëm orkestra -në këtë rast orkestrat frymore – mund të krijojnë në masën e njerëzve.
Besojmë se Bashkia me këto veprimtari do me krijue edhe bindje qytetare e nxitje për zhvillimin e matejshëm të muzikës në Shkodër, “ku lindën orkestrat frymore” (B.B.).
E gjithë kjo tue u nisë -besojmë ne – nga atje ku duhet, nga Shkolla e Mesme Artistike “P.Jakova”, që duhet të jetë fidanishtja kryesore, por jo e vetmja.
T’i përgjigjemi pra thirrjes së Qytetarit tonë të Parë:
“Le ta mbështesim e ta promovojmë këtë art të bukur”.
Muzikantët, shtypi, TV nuk duhet të pushojnë së thirruni: Qytetarë të nderuem, mbushni shkollën e muzikës e bani që fëmijët të merren me muzikë. Mjerisht shkollat e përgjithshme mund të bajnë pak, mbasi landa e muzikës nga dy u reduktue në nji; pra në landën me ma me pak vlerësim.
Pra: “ta mbështesim e promovojmë’, vetëm kështu mbas nji jave o disa ditësh, që do të kemi nji heshtje relative, do të jemi ma të qetë sepse themi që kemi talentet e reja që po pregatiten.
Arti, në nji qytet si Shkodra, duhet “të gatuhet” kryesisht me miell nga thesi ynë.
E kjo në të gjitha gjinitë.
Ju shkoftë mbarë! Na shkoftë mbarë.
Plotësisht dakord me mendimin e prof.V.S.Tole, që ky Takim të mbesë në Shkodër i përvitshëm, e të mbaj emnin “Prenk Jakova”.
Në Shkodër – pse aty lindën e patën nji shtrirje ma të gjanë, jo vetëm në Shoqëritë Kulturore por edhe ndër shkolla; të mbajë emrin Prenk Jakova – pse ai ka qenë mjeshtër i krijimit dhe i orkestrimit për këtë formacion dhe se, sa ishte mes nesh, ky formacion nën drejtimin e tij mbajti gjithnji vendet e para në konkurimet kombëtare.
Vend të parë që kishte që në vitin 1935 nën drejtimin e kompozitorit At Martin Gjoka