Hasani, takime dypalëshe me homologët e Gjermanisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
Gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit të mbajtur dje në Tiranë për herë të parë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi disa takime dypalëshe.
Gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit të mbajtur dje në Tiranë për herë të parë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi disa takime dypalëshe.
Sipas zyrës së shtypit pranë MEPJ-së, Hasani zhvilloi takime të veçanta me ministren e Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, dhe ministrin për Evropën Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty.
Diskutimet u fokusuan mbi mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh, duke theksuar rolin e tyre në avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.