Koçiu me stafin mjekësor të Spitalit të Traumës: Vijim i investimeve dhe fuqizim i kapaciteteve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës ku investimet kanë zgjeruar gamën e shërbimeve, duke filluar nga sallat e reja me aparatura të teknologjisë së lartë, për kryerjen e ndërhyrjeve me metoda të avancuara.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu shprehet se në këtë spital ofrohen shërbime të specializuara për qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Koçiu shton se së bashku me stafin shëndetësor diskutuan për vijimin e investimeve si dhe fuqizimin e kapaciteteve.

Gjithashtu, ministrja nënvizon se investimi më i fundit i qeverisë në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme ka rritur ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor, shërbimin për sëmundjet interne si dhe kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës.

Në Spitalin Universitar i Traumës për periudhën janar- gusht të këtij viti janë kryer 70,353 ekzaminime imazherike, nga të cilat 50,619 në urgjencë, 7 840 janë pacientë të shtruar nëpër shërbime të ndryshme dhe 8131 pacientë ambulatorë kanë kryer ekzaminime nëpërmjet sistemit të referimit.

Vetëm në sallat operatore të urgjencës në këtë 8-mujor janë kryer 1773 ndërhyrje kirurgjikale.

Marrë nga ATSH

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”