Kina vendos shkencën në shërbim të sportit. 5g, AI dhe AR përdoren gjerësisht në Lojrat Aziatike

Në Lojërat Aziatike që zhvillohen në Hangzhou përdoren gjerësisht teknologjitë e përparuara si 5G, AI, AR, autobus pa drejtues, pishtar digjital, etj


Nga Dr. Enriko Ceko

Në Lojërat Aziatike që zhvillohen në Hangzhou përdoren gjerësisht teknologjitë e përparuara si 5G, AI, AR, autobus pa drejtues, pishtar digjital, etj., të cilat jo vetëm që kanë treguar një bazë të shëndoshë të kërkimit dhe zhvillimit të Kinës, por edhe mundësitë e shumta për rritjen ekonomike të Kinës.


Robotë të shpërndarjes në Lojërat Aziatike, Hangzhou(Foto:VCG)

Në Lojërave Aziatike Hangzhou, të cilat do të zhvillohen nga 23 shtatori deri më 8 tetor në pesë qytete pritëse në provincën Zhejiang, po përdoren teknologjitë më të fundit të komunikimit, transferimit të të dhënave, kontrollit të parametrave mjedisore dhe sportive, etj.

Përgatitja e këtyre ngjarjeve të mëdha kërkon platforma inteligjente bashkëpunimi, për të zgjidhur menaxhimin e komunikimit dhe efikasitetin e funksionimit të njësive dhe skuadrave si dhe për të arritur përmirësimin e cilësisë, uljen e kostos dhe përmirësimin e efikasitetit.

Sipas komitetit organizativ të Lojërave Aziatike të Hangzhout, teknologjia 5G është vendosur në automjete inteligjente dhe përdoret në operacione specifike. Rrjeti 5G-Advanced 10 gigabit është instaluar përgjatë rrugës që lidh Qendrën Olimpike Sportive Hangzhou dhe Fshatin e Lojërave Aziatike dhe IoT pasive është një tjetër teknologji komunikimi, aplikuar gjerësisht për të arritur menaxhim inteligjent gjatë Lojërave Aziatike.

Qendra e Sporteve Hangzhou përdor etiketat pasive të IoT për të monitoruar temperaturat dhe lagështinë e mjedisit në kohë reale. Teknologjia përdoret në Fshatin e Lojërave Aziatike për të lehtësuar gjurmimin e automjeteve logjistike dhe menaxhimin e magazinës. Këto etiketa ndihmojnë në menaxhimin e inventarit të aseteve dhe mundësojnë monitorimin e aseteve të vlefshme, si automjetet dhe biçikletat elektrike, për të parandaluar dëmtimet dhe vjedhjen e tyre.


Krye-zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për teknologjinë e informacionit, Ilario Corna provon teknologjinë e përdorur në Lojërat Aziatike në Hangzhou(Foto:VCG)

Teknologjia e drejtimit autonom aplikohet për autobusët pa shofer, për transportin e pjesëmarrësve. Mbi të gjitha, pasja e një rrjeti 5G efektiv dhe eficient, i aftë për të siguruar që dhjetëra mijëra njerëz mund të shfletojnë internetin në të njëjtën kohë pa vonesë në rrjet në stadiumin e Qendrës Olimpike Sportive të Hangzhou, ishte një nga shqetësimet kryesore të organizatorëve të lojërave aziatike.

Vendi kryesor i Lojërave Aziatike Hangzhou, stadium Big Lotus, ku u organizua ceremonia e hapjes dhe do organizohet edhe ceremonia e mbylljes së lojërave aziatike, ka një sipërfaqe 229,000 m², dhe ku mund të strehohen më shumë se 80,000 njerëz, është bërë pjesë e kërkim zhvillimit që nga viti 2019, në mënyrë që në këtë qendër gjigande sportive të mund të aplikohen të rejat më të fundit të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që lidhen me sektorin e sportit.

Në vitin 2019 ky mjedis gjigant sportive priti më shumë se 60.000 njerëz, por tashmë pas katër vitesh gjërat kanë ndryshuar dhe vetëm shtimi i numrit të atyre që përdorin teknologjinë 5G sillte si kërkesë adaptimin e këtyre teknologjive të reja, rrjeteve inteligjente dhe elastike në këtë mjedis sportiv. Këtu duhet shtuar edhe prirja për përdorimin e aplikacioneve inteligjente për shikimin dhe ndjekjen e Lojërave Aziatike nga dhjetëra e qindra mijëra individë qytetarë të Kinës dhe të vendeve të tjera.

Për shembull, në mbrëmjen e 23 shtatorit, në Hangzhou, Zhejiang, në hapjen e Lojërave XIX Aziatike, në ceremoninë e hapjes, që u ndoq nga më shumë se 100 milionë njerëz, u përdoren pishtarët digjitalë. Pishtari i fundit offline u ndez së bashku me pishtarët e tjerë digjitalë në kullën kryesore të pishtarit për herë të fundit dhe ky moment përfundimisht do jetë i pavdekshëm në historinë e Lojërave Aziatike dhe kjo falë aftësive shkencore dhe teknologjike të ndërmarrjeve kineze. Kombinimi i teknologjive të tilla si motori interaktiv i vetë-zhvilluar Gal-acean, AI digjital, shërbimet cloud dhe blockchain ka bërë të mundur shikimin e ceremonisë së stafetës së pishtarit dhe ndezjes së tij nga të gjithë dhe kudo, pavarësisht nga lloji, teknologjia dhe mosha e pajisjeve të tyre individuale të ndjekjes së këtyre lojërave si telefona celularë, kompjutera stand alone, laptop, tablete, etj. Ceremonia e hapjes së këtyre lojërave u ndoq në stadium nga më shumë se 70.000 individë dhe në këto lojëra u arritën dy përparime të rëndësishme në sferën e energjisë së gjelbër: (1) furnizimi për herë të parë plotësisht me energji elektrike të rinovueshme për të gjitha mjediset dhe përdorimi i metanolit me zero karbon për kazanin kryesor të ndriçimit të pishtarëve në ceremoninë e hapjes.


Autobus pa drejtues në qytetin Huzhou, një qytet bashkëorganizator i Lojërave Aziatike(Foto:VCG)

Teknologji të ndryshme janë duke u aplikuar në shërbimet e jetës së përditshme, garantimin e ngjarjeve, ndërtimin e mjediseve sportive, të qëndrimit dhe të shërbimeve, transport dhe në aspekte të tjera.

Në këtë veprimtari ndër më të mëdhatë në shkallë botërore kanë ofruar sponsorizimet e tyre shtatë kompani të teknologjisë së internetit, China Mobile, Alibaba, Alipay, China Telecom, Anheng Information, SenseTime dhe Kuaishou, që kanë mundësuar cilësi, siguri dhe garanci për zhvillimin normal të këtyre Lojërave Aziatike në lidhje me teknologjinë e informacionit, inteligjencën artificiale, internetin e gjërave, etj. Sipas analistëve të këtyre lojërave, sponsorizimi i Lojërave Aziatike nuk është vetëm një investim parash, por edhe një konkurrencë teknike, pasi këto lojëra po përdoren edhe si një mjedis ekspozimi ku aplikimi I teknologjive po sjell një popullarizim të shkencës dhe një dëshirë për të parë, dëgjuar, perceptuar dhe përjetuar.

Konkretisht, sistemet inteligjente të navigimit, robotët që vrasin mushkonjat në Fshatin e Lojërave Aziatike, autobusët me vetëdrejtim, qentë robotë të mbikqyrjes, etj, kanë bërë që Hangzhou të etiketohet si “Kryeqyteti i tregtisë elektronike”, “Internet City”, etj.

Kjo është edhe arsyeja që Agjencia France Pres komentoi: “Këto Lojëra Aziatike janë marrë përsipër nga robotët”.

Një risi e këtyre lojërave është edhe digjitalizimi i Qendrës së Kuajve, në të cilën mund të përpunohen në mënyrë digjitale të dhëna të tilla si statusi shëndetësor i kuajve, marrja e mostrave në karantinë, informacion për të mbështetur shërbimet e kuajve, mbledhja e të dhënave dhe analizimi i tyre për temperaturën dhe lagështirën e fushës së barit të stadiumit, me anë të 18 llojeve të sensorëvë të instaluar nën tokën e mbjellë me bar për pistën e kuajve, etj.

Hapësira digjitale e këtyre lojërave aziatike me përmasa të pakrahasueshme me lojërat e mëparshme, ofron mbështetje teknike për transmetimet e drejtpërdrejta elektronike të lojërave përmes teknologjisë së kodimit të AI, bazuar në vizionin subjektiv të syrit të njeriut dhe duke kombinuar teknologji të ndryshme, është arritur të bëhet e mundshme që të garantohet përkthimi inteligjent shumëgjuhësh.

Një pavijon për të provuar shijimin e ndeshjeve me teknologjinë 5G, Hangzhou(Foto:VCG)

Edhe teknologjitë 3D nuk mbeten pas. Pajisjet 3D me sy të lirë, kupola dixhitale AR, 3D Dual Vivid, “8K AVS3+ Dual Vivid”, teknologjia e transmetimit me definicion ultra të lartë, etj., tashmë janë kthyer në pasion për organizatorët e Lojërave Aziatike, sepse këto teknologji u japin ngjarjeve sportive një perspektivë të ndryshme dhe se tashmë pjekuria dhe shkalla e aplikimit të teknologjisë së saj janë të mjaftueshme për të tronditur njerëzit.

Përveç kësaj, Lojërat Aziatike Hangzhou janë gjithashtu lojërat e para aziatike që përdorin transmetimin në renë kompjuterike, që është një formë dhe teknologji transmetimi që garanton transferimin në një sekondë të një informacioni të barabartë me atë të 500 filmave HD dhe me anë të teknologjisë së transmetimit cloud të Alibaba Cloud, Lojërat Aziatike po transmetojnë deri në 60 kanale sinjalesh me definicion të lartë dhe ultra të lartë, për më shumë se 5000 orë kohëzgjatje totale, që garanton se në kohë reale ky informacion mund të përcillet/merret vetëm në 5 deri në 6 sekonda.

Në fshatin e Lojërave Aziatike Hangzhou, China Mobile ka zbatuar mbulimin e rrjetit 5G-Advanced në fusha kyçe, duke mundësuar menaxhimin digjital të automjeteve logjistike dhe magazinimit, ndjeshmërinë inteligjente të automjeteve rrugore dhe aftësitë monitoruese të dronëve në lartësi të ulët. Bazuar në mbulimin pilot 5G-A, Guanlan Road, rruga e famshme e peizazhit nga Qendra e Sporteve Olimpike në Fshatin e Lojërave Aziatike, është bërë autostrada “më e shpejtë” në botë, me shpejtësinë maksimale të rrjetit të saj pa tel që kalon 10 Gbps.

Për mbarëvajtjen e punëve në këtë sipërmarrje gjigande të Lojërave Aziatike u angazhuan që në fillim rreth 37.000 individë, dhe kjo kërkonte përpjekje të mëdha për të siguruar që përvojat e ngrënies, transportit, realizimit të proceseve të punës, etj, të ishin sa më komode.

Nga ana tjetër, Kina për këtë ngjarje shumë të rëndësishme sportive me përmasa botërore, mori angazhimin e organizimit të lojërave miqësore me mjedisin dhe ku aplikohen teknologji artificiale dhe intelgjente në shërbim të njeriut.si një platformë e rëndësishme për promovimin e unitetit midis vendeve të Azisë dhe për forcimin e shkëmbimeve kulturore dhe të të mësuarit të ndërsjellë.

Janë pikërisht këto risi të këtyre lojërave sportive aziatike sa magjepsëse aq edhe emocionuese që të mbushura me inovacione teknologjike dhe rëndësi kulturore, i mundësojnë të gjithëve të shikojnë dhe vlerësojnë zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kinës dhe pasionin e palëkundur të popullit të saj për krijueshmëri dhe inovacion.

“Duket se këto lojëra tregojnë më së miri për kapacitetin, imagjinatën dhe kompetencën e popullit dhe të teknikëve kinezë për të organizuar një ceremoni”, tha zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Juan Antonio Samaranch Jr me këtë rast. Lojërat Aziatike Hangzhou shërbyen jo vetëm si një platformë për atletët aziatikë për të konkurruar në sport, por edhe një fazë vendimtare për të shfaqur diversitetin kulturor të kombeve aziatike dhe për të nxitur unitetin në të gjithë kontinentin, sepse ato janë një mundësi unike për njerëzit nga 45 vende dhe rajone që të mblidhen së bashku dhe të shfaqin traditat dhe kulturat e ndryshme dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe në promovimin e shkëmbimeve ndërkulturore dhe të të mësuarit të ndërsjellë në Azi, si dhe nxitjen e paqes rajonale dhe globale.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…