Samiti i Berlinit dhe vizita e Macron në Shqipëri, Rama takon Begajn
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri informoi se temë e takimit ishte Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.
Po ashtu, Rama informoi se në fokus të bisedës ishte edhe vizita e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.
Shqipëria do të presë në 16 tetor, Samitin e Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Samiti i Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, synon të promovojë dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë pallati presidencial Elysée ka njoftuar se presidenti francez Emmanuel Macron do të bëjë vizitën e parë dypalëshe të një presidenti francez në Shqipëri më 16 dhe 17 tetor, pas samitit për Ballkanin Perëndimor.