Lojërat e 19-ta Aziatike: Hangzhou mes të shkuarës dhe të ardhmes

“Qielli lart, Hangzhou dhe Suzhou poshtë” – një thënie e njohur dhe e lashtë kineze përmbledh bukurinë e Hangzhout duke e krahasuar atë me një parajsë në tokë


Nga Dr. Marsela Musabelliu

“Qielli lart, Hangzhou dhe Suzhou poshtë” – një thënie e njohur dhe e lashtë kineze përmbledh bukurinë e Hangzhout duke e krahasuar atë me një parajsë në tokë. I njohur për historinë e tij të pasur dhe një traditë të gjatë në art, ky kryeqytet i provincës Zhejiang, ka qenë muza e piktorëve, poetëve dhe shkrimtarëve të panumërt. Përzierja e modernitetit dhe peizazhit natyror të qytetit e ka bërë gjithashtu një destinacion udhëtimi dhe një nga qytetet më të dëshirueshëm për të jetuar në Kinë.


Ceremonia e hapjes së Lojërave Aziatike, 23 shtator 2023, Hangzhou(Foto:VCG)

Pishtari “digjital” ndezi zjarrin e Lojërave Aziatike, 23 shtator 2023, qytet Hangzhou, provincë Zhejiang(Foto:VCG)

Pishtari “digjital” ndezi zjarrin e Lojërave Aziatike, 23 shtator 2023, qytet Hangzhou, provincë Zhejiang(Foto:VCG)

Në fund të shekullit të 13-të, Marco Polo udhëtoi në Hangzhou dhe u mahnit nga pasuria, kultura e qytetit, mënyra e jetesës së banorëve të tij dhe e përshkroi Hangzhou-n e atëhershëm si “Qyteti i Parajsës, më i bukuri dhe më i mrekullueshmi në botë”. Hangzhou është një nga shtatë kryeqytetet e lashta të Kinës dhe besohet se ishte qyteti më i madh në botë nga 1180 në 1315.

Në kohët tona Hangzhou ka marrë trajta të shpejta modernizmi dhe bukurisë së antikitetit i është shtuar edhe fuqia e zhvillimit të shpejtë që është karakteristikë e Kinës në dekadat e fundit.

Në fund të shtatorit 2023, në Hangzhou mbahen Lojërat e 19-ta Aziatike, me 40 sporte, 181 medalje, mbi 12 mijë atletë marrin pjesë, gjë që e bën këtë event me të madh se Lojërat Olimpike të Parisit që do të mbahen vitin tjetër. E njohur për bukurinë e saj natyrore, historinë e pasur dhe aftësitë teknologjike, Hangzhou e shfaqi sërish shkëlqimin e tij e në botë me anë të këtij eventi. Bashkë me këtë qytet Kina hyri në histori sërish, duke pritur Lojërat Aziatike për herë të tretë, duke sjellë në vëmendjen e botës aftësitë organizative dhe sportive të vendit që në shkallë të paprecedentë po orientohen drejt së ardhmes.

Rëndësia që Kina i dha këtij eventi vihet re edhe me pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike të presidentit kinez Xi Jinping. Ai mbajti edhe një banket mirëseardhjeje për personalitetet e ftuar ndërkombëtarë, takime dypalëshe me liderët e vendeve të huaja dhe krerët e organizatave ndërkombëtare.

Ndërsa garat sportive magjepsëse dhe emocionuese tërheqin spektatorët, organizimet e ngjarjeve të mbushura me inovacione teknologjike dhe rëndësi kulturore i mundësojnë të gjithëve të dëshmojnë zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kinës dhe pasionin e palëkundur të popullit kinez, shprehet një media vendase.


Qyteti Hangzhou(Foto:VCG)

Por, ajo çfarë i ka mahnitur më shumë pjesëmarrësit ishte teknologjia. Gjatë ceremonisë së hapjes, kulla kryesore “u ndez” nga pishtarët digjitalë. Ceremonia e ndriçimit digjital ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e Lojërave Aziatike dhe ishte pika kryesore e ceremonisë së hapjes. Përveç faktit se e la audiencën globale të mahnitur, ajo simbolizon dhe portretizon aftësitë shkencore dhe teknologjike të ndërmarrjeve kineze. Lojër at Aziatike të këtij viti bazohen në konceptin e inteligjencës, me elementë teknologjikë të integruar në çdo aspekt të lojërave.

Shfaqja, që zgjati afro 100 minuta, ishte një zgjerim i teknologjisë gjithëpërfshirëse që u shfaq në të gjithë qytetin, i cili krenohet se është më i gjelbri në vend. Nuk është për t’u habitur që natyra në të gjitha format e saj, duke përfshirë gjelbërimin dhe të korrat, figuronte shumë në shfaqje. “E gjithë teknologjia, rekuizitat dhe programet do të na ndihmojnë të prezantojmë historinë dhe kulturën e pasur të Hangzhou dhe Zhejiang”, citohet të ketë thënë drejtori kryesor i ceremonisë Sha Xialan dhe ai përmbledh në mënyrë të përkryer ndërthurjen e së shkuarës dhe të së ardhmes. Më tej historia e Hangzhout u prezantua përmes dritave dhe lazerëve të projektuar në dyshemenë e stadiumit dhe në perde të mëdha flamujsh, të cilat lidhur së bashku me temën e ujit si forca ushqyese e përjetshme e bënë sportin një spektakël.

Hangzhou shfaqi teknologji të reja për të përmirësuar përvojën e audiencës dhe për të ngritur një shkallë më lart menaxhimin e ngjarjeve në kohë reale. Inteligjenca Artificiale (AI) përdoret gjithnjë e më shumë në sport dhe kombinohet me teknologji të tilla si AR dhe 5G. Inxhinierët e Alipay për shembull, përdorën Web3D, AI, cloud dhe blockchain për ta bërë transmetimin e pishtarit në internet dhe ceremoninë e ndezjes të aksesueshme për të gjithë.


Stadiumi kryesor i Lojërave Aziatike në Hangzhou(Foto:VCG)

Edicioni i 19-të i Lojërave Aziatike bëhet i pari në histori “në re” ose versioni “Cloud”. Alibaba Cloud përdor këtë teknologji (cloud computing) për të arritur 100% të sistemeve bazë të Lojërave e cila mund të transmetojë deri në 60 kanale sinjalesh me definicion të lartë dhe me definicion ultra të lartë (në cloud) për më shumë se 5000 orë. Rezultatet e lojës në kohë reale mund të merren në vetëm 5 deri në 6 sekonda dhe të përditësohen në celularin e të gjithëve. Lojërat Aziatike Hangzhou kanë shërbime të ndryshme inteligjente, duke përfshirë Lojërat Smart Asian One-Stop, dhe aplikacione të tjera, së bashku me një platformë funksionimi inteligjent dhe një sistem monitorimi.

Këto Lojëra përdorën teknologjinë 5G për të ofruar një përvojë të qetë në rrjet për mbi 80,000 spektatorë të drejtpërdrejtë. Stadiumi i Qendrës Sportive Olimpike të Hangzhou krijoi një rrjet me dy shtresa, duke arritur një rritje prej 24% në kapacitetin 5G. China Mobile përdori metoda të rrjeteve ultra të dendura për të mundësuar kapacitet të rrjetit fleksibël dhe të shkallëzuar për ambientet kryesore sportive.

Në fshatin e Lojërave Aziatike Hangzhou, China Mobile zbatoi mbulimin e rrjetit 5G-Advanced, i cili mundësoi menaxhimin digjital të automjeteve të logjistikës, ndjeshmërinë inteligjente të automjeteve rrugore dhe monitorimin e dronëve. China Telecom vendosi pajisje të rrjetit 5G pRRU me 300 MHz në “Big Lotus” për të përmbushur nevojat e komunikimit të rreth 100,000 njerëzve.

Përtej detajeve teknike, ishte ndjesia që me koreografi jashtëzakonisht të ndërlikuara dhe përdorimin e teknologjive të avancuara si inteligjenca artificiale dhe 5G, bota i ktheu sytë nga Kina dhe Kina mirëpriti përfaqësues nga çdo cep i Azisë.

Si çdo event i rëndësishëm në tokën kineze, kjo ceremoni ishte mbushur me simbolika, të shprehura me anë të performancave njerëzore dhe virtuale. Ky event, përtej logjistikës, ishte edhe demonstrim i suksesshëm i arritjeve dhe angazhimit të Kinës me botën nëpërmjet sportit. Duke simbolizuar paqen, miqësinë dhe besimin në një komunitet aziatik të së ardhmes së përbashkët, në Hangzhou u formua një procesion që përfaqësonte të gjithë pjesëmarrësit të cilët, të udhëhequr nga flaka e Lojërave Aziatike, që së bashku do të përpiqen dhe ndjekin përsosmërinë.


Së fundmi, Kina shfaq progresin dhe ekselencën kombëtare në këtë event. Krenaria e së shkuarës dhe fuqia e së ardhmes që konvergojnë në të tashmen në një spektakël madhështor që provon edhe një herë aftësitë e Kinës për të organizuar shfaqje brilante. Si një infuzion i jashtëzakonshëm i teknologjisë së fundit dhe elementeve kulturore, Hangzhou nëpërmjet Lojërave Aziatike, ka hapur një dritare për botën, për të shfaqur jo vetëm teknologjitë më të avancuara të vendit, si realiteti virtual dhe inteligjenca artificiale, por edhe trashëgiminë e pasur kulturore e historike, zhvillimin e gjelbër, dhe piketat e së ardhmes.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…